Libri i dytë i Samuelit 23:1-39

  • Fjalët e fundit të Davidit (1-7)

  • Bëmat e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit (8-39)

23  Këto janë fjalët e fundit të Davidit:+ «Fjalët e Davidit, djalit të Jeseut,+fjalët e burrit që u lartësua,+të mirosurit*+ të Perëndisë së Jakobit,të këngëtarit të këndshëm* të këngëve+ të Izraelit.  2  Fryma e Jehovait foli nëpërmjet meje;+fjala e tij ishte në gjuhën time.+  3  Perëndia i Izraelit foli,Shkëmbi i Izraelit+ më tha: ‘Kur ai që sundon mbi njerëzit është i drejtë+dhe sundon me nderim të thellë për Perëndinë*+  4  sundimi i tij është si drita e mëngjesit kur shkëlqen dielli,+si një mëngjes pa re. Është si shndritja pas shiutqë e bën barin të mbijë nga toka.’+  5  A nuk është vallë e tillë shtëpia ime para Perëndisë? Se ai ka bërë me mua një besëlidhje të përjetshme,+të përcaktuar në çdo hollësi dhe të sigurt. Meqë ajo është gjithë shpëtimi im dhe gjithë kënaqësia ime,a nuk do ta bëjë ai të lulëzojë?+  6  Por njerëzit e pavlerë hidhen që të gjithë tej,+ si ferrat,që nuk mund të kapen me dorë.  7  Kush i prek,duhet të ketë një armë prej hekuri dhe një heshtë. Ato duhet të digjen krejtësisht me zjarr aty ku janë.» 8  Këta janë emrat e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit:+ Josheb-Bashebethi, një tahkemonit, kreu i treshes.+ Në një rast, ai vrau 800 burra me heshtën e tij. 9  Pas tij vinte Eleazari,+ djali i Dodit,+ djalit të Ahohit, një nga tre luftëtarët e fuqishëm që ishin me Davidin kur sfiduan filistinët. Ata ishin mbledhur për betejë dhe, kur burrat e Izraelit u tërhoqën, 10  ai qëndroi i patundur dhe i goditi filistinët derisa iu lodh krahu dhe iu mpi dora ngaqë mbante fort shpatën.+ Kështu, atë ditë, Jehovai solli një fitore të madhe;+ ushtarët u kthyen pas me Eleazarin për të zhveshur të vrarët. 11  Pas tij vinte Shamahu, djali i hararitit Age. Filistinët u mblodhën në Lehi, ku ishte një arë plot me thjerrëza; ushtarët ia mbathën nga frika e filistinëve. 12  Kurse ai zuri vend në mes të arës dhe nuk i lejoi filistinët ta shtinin në dorë, por i vrau. Kështu Jehovai solli një fitore të madhe.*+ 13  Në kohën e të korrave, tre nga 30 krerët zbritën te Davidi, në shpellën e Adulamit.+ Ndërkohë një formacion* i filistinëve kishte ngritur kampin në luginën* e Refaimit.+ 14  Në atë kohë Davidi ishte në vendin e tij të sigurt,+ kurse një pararojë e filistinëve ndodhej në Betlehem. 15  Davidi pati një dëshirë të madhe: «Ah, sikur të pija ca ujë nga sterna që është pranë portës së Betlehemit!» 16  Atëherë tre luftëtarët e fuqishëm çanë përmes kampit të filistinëve dhe nxorën ujë nga sterna pranë portës së Betlehemit, dhe ia sollën Davidit. Por ai nuk pranoi ta pinte dhe e derdhi para Jehovait.+ 17  Davidi tha: «Mua, o Jehova, s’më shkon kurrë ndër mend të bëj një gjë të tillë! Të pi unë gjakun+ e njerëzve që vunë në rrezik jetën e tyre?!» Prandaj nuk pranoi të pinte. Këto gjëra bënë tre luftëtarët e tij të fuqishëm. 18  Abishai,+ vëllai i Joabit, djalit të Zerujasë,+ ishte kreu i një tresheje tjetër; ai vrau 300 burra me heshtën e tij, dhe ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm.+ 19  Ndonëse ishte më i shquari i treshes tjetër dhe ishte kreu i tyre, nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm. 20  Benajahu,+ djali i Jehojadës, ishte një burrë guximtar;* bëmat e tij në Kabzel+ ishin të shumta. Ai vrau dy djemtë e Arielit nga Moabi dhe, një ditë me borë, zbriti brenda një grope uji e vrau një luan.+ 21  Benajahu vrau edhe një egjiptian me shtat të jashtëzakonshëm. Edhe pse egjiptiani kishte në dorë një heshtë, ai luftoi kundër tij me një hu, ia rrëmbeu heshtën nga dora dhe e vrau me të. 22  Këto gjëra bëri Benajahu, djali i Jehojadës. Ai ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm. 23  Ndonëse ishte më i shquar se të tridhjetët, ai nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm. Gjithsesi Davidi e caktoi në krye të truprojës së vet. 24  Asaheli,+ vëllai i Joabit, ishte ndër të tridhjetët: Elhanani, djali i Dodit nga Betlehemi,+ 25  haroditi Shamah, haroditi Eliká, 26  paltiti Helez,+ Irai,+ djali i tekoitit Ikesh, 27  anatothiti+ Abi-Ezer,+ hushahiti Mebuná, 28  ahohiti Zalmon, netofathiti Mahará,+ 29  Helebi, djali i netofathitit Banah, Itai, djali i Ribait nga Gibeahu, beniaminit, 30  piratoniti Benajah,+ Hidai nga luginat* e Gashit,+ 31  arbathiti Abi-Albon, bar-humiti Azmavet, 32  shalboniti Eliabá, djemtë e Jasenit, Jonatani, 33  harariti Shamah, Ahiami, djali i hararitit Sharar, 34  Elifeleti, djali i Ahasbait, djalit të makathitit, Eliami, djali i gilonitit Ahithofel,+ 35  karmeliti Hezro, arbiti Pará, 36  Igali, djali i Natanit nga Zobahu, gaditi Bani, 37  amoniti Zelek, berotiti Nahará, armëmbajtësi i Joabit, djalit të Zerujasë, 38  ithriti Ira, ithriti+ Gareb, 39  hititi Uriah,+ gjithsej ishin 37.

Shënimet

^ Ose «të njeriut të këndshëm».
^ Fjalë për fjalë «me frikë Perëndie». Shih Fjalorthin.
^ Ose «shpëtim të madh».
^ Ose «ultësirën».
^ Ose «kamp me tenda».
^ Fjalë për fjalë «djali i një burri trim».
^ Ose «vadet». Shih Fjalorthin.