Libri i dytë i Samuelit 22:1-51
22 Ditën që Jehovai e çliroi nga dora e gjithë armiqve+ dhe nga dora e Saulit,+ Davidi i drejtoi Jehovait fjalët e kësaj kënge.+
2 Ai tha:
«Jehovai është shkrepi im, kalaja ime,+ çlirimtari im;+
3 Perëndia është shkëmbi im,+ tek ai gjej strehë;ai është mburoja ime+ dhe briri im i shpëtimit,* streha* ime e sigurt,+vendi drejt të cilit vrapoj,+ shpëtimtari im;+ ai që më shpëton nga dhuna.
4 I lutem Jehovait, se veç ai është i denjë të lëvdohet,veç ai do të më shpëtojë nga armiqtë e mi.
5 Dallgët e vdekjes shkulmuan rreth meje,+një lumë njerëzish pa pikë vlere më tmerruan.+
6 Litarët e Varrit* rreth vetes m’u mbështollën,+grackat e vdekjes përpara më dolën.+
7 Në vuajtjen time Jehovait i lutesha,+Perëndisë tim i thërrisja.
Nga tempulli i tij, zërin ma dëgjoi,e në vesh, thirrja ime për ndihmë atij i shkoi.+
8 Toka nisi të dridhej e të tundej;+themelet e qiejve u lëkundën,+e nga zemërimi i tij, u shkundën vendit.+
9 Nga flegrat e hundës tym i dolie nga goja zjarr që përpin, i gufoi,+prush i ndezur prej tij flakëroi.
10 Ndërsa zbriste, qiejt i përkuli,+e nën këmbët e tij re të murrme kishte.+
11 Hipur në një kerubin,+ erdhi duke fluturuar,hipur në krahët e një engjëlli*+ u shfaq.
12 E më pas si strehë rreth vetes errësirën vuri,+në retë e dendura e të errëta të shtrëngatës u strehua.
13 Nga drita shkëlqimplotë e pranisë së tij,thëngjij të zjarrtë u ndezën.
14 Pastaj nga qielli Jehovai nisi të gjëmonte,+zëri i Më të Lartit kumbonte.+
15 I hallakati armiqtë e mi me shigjetat+ që vrik u hodhi,po, me rrufetë krejt i hutoi.+
16 Nga qortimi i Jehovait,nga shkulmi i frymës së flegrave të tij,+deti doli në shesh,+themelet e tokës u zbuluan.
17 Nga atje lart, ai dorën shtriu e më mori,e nga të thellat ujëra më nxori.+
18 Nga armiqtë e mi të fuqishëm më shpëtoi,+nga më të fortët që më urrenin, më çliroi.
19 Në ditë të keqe ata m’u vërsulën,+por Jehovai m’u bë krah.
20 Në një vend të sigurt* më çoi;+i kënaqur ishte me mua, ndaj më shpëtoi.+
21 Jehovai më shpërblen sipas drejtësisë sime,+po, sipas pafajësisë* së duarve të mia më shpërblen,+
22 sepse në udhët e Jehovait kam qëndruar,Perëndinë tim nuk e kam braktisur, jo, me ligësi nuk kam vepruar.
23 Të gjitha ligjet e tij+ përpara syve i kam,nga statutet e tij nuk do të largohem.+
24 I pafaj+ do të mbetem në sytë e tije mëkatit larg do t’i rri.+
25 Jehovai më shpërbleftë sipas drejtësisë sime,+sipas pafajësisë sime në sytë e tij!+
26 Me besnikun, ti vepron me besnikëri,+njeriun e pafajshëm,* ti nuk e ngarkon me faj,+
27 me zemërpastrin, tregohesh i pastër,+por me dredharakun, tregohesh mendjemprehtë.*+
28 Vërtet, ti e shpëton të përulurin,+por sytë e tu janë kundër fodullit, ndaj e poshtëron.+
29 Ti je llamba ime, o Jehova!+
Jehovai është ai që hedh dritë mbi errësirën që më rrethon.+
30 Falë ndihmës sate, banda kusarësh mund të sulmoj,falë fuqisë së Perëndisë, mure mund të kaloj.+
31 E përsosur është udha e Perëndisë së vërtetë,+e kulluar është fjala e Jehovait.+
Ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.+
32 E kush tjetër është Perëndi veç Jehovait?!+
Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë?!+
33 Perëndia i vërtetë është fortesa ime e pathyeshme+e nga udha ime çdo pengesë heq ai.+
34 Këmbëlehtë si dreri më bën të vrapoj,ndaj në shpate të thepisura i palëkundur qëndroj.+
35 Duart për luftë m’i stërvit,e me krahët e mi mund të tendos një hark bakri.
36 Me mburojën tënde të shpëtimit ti më mbron;përulësia jote më bën të madh.+
37 Shtegun ku eci, ti e bën të gjerë,ndaj këmbët nuk do të më shkasin asnjëherë.+
38 Do t’i ndjek e do t’i zhduk armiqtë e mi,pa i shfarosur, nuk do të kthehem kurrsesi.
39 Do t’i shfaros e copë-copë do t’i bëj sa të mos ngrihen më,+në këmbët e mia përtokë do të bien.
40 Për betejë, ti do të më japësh fuqi+e armiqtë e mi do t’i shembësh nën këmbët e mia.+
41 Falë teje, kundërshtarët e mi do t’ia mbathin;+unë do t’i shfaros* ata që më urrejnë.+
42 Për ndihmë ata thërrasin, por s’ka kush i shpëton;madje i thërrasin edhe Jehovait, por ai nuk i dëgjon.+
43 Grimca-grimca do t’i bëj si pluhurin e tokës,do t’i thërrmoj dhe do t’i shtyp si llucën e rrugëve.
44 Nga akuzat e pareshtura të popullit tim do të më shpëtosh,+
do të më ruash që të jem kreu i kombeve;+po, një popull që s’e kam njohur, do të më shërbejë.+
45 Të huajt do të struken kokulur para meje;+me të dëgjuar për mua do të më nënshtrohen.
46 Të huajve s’do t’u mbetet fije guximi,*e nga fortesat do të dalin me ethe drithërimi.
47 Jehovai është gjallë! Shkëmbi im qoftë lëvduar!+
Perëndia, shkëmbi i shpëtimit tim, qoftë lartësuar!+
48 Perëndia i vërtetë hakun ma merr;+nën këmbët e mia popujt i shtie.+
49 Nga armiqtë e mi, ti më çliron,
më ngre lart+ mbi këdo që më sulmon,nga njerëzit e dhunshëm më shpëton.+
50 Ja pse, o Jehova, mes kombeve do të të falënderoj,+e për emrin tënd lavde do të këndoj!*+
51 Me dorën tënde shpëtimtare,* mbretin e çliron,+të mirosurit* tënd dashuri besnike i tregon,po, Davidit dhe pasardhësit* të tij, përgjithmonë.»+
Shënimet
^ Ose «dhe shpëtimtari im i fuqishëm». Shih Fjalorthin, «Briri».
^ Ose «kalaja».
^ Ose «e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «mbi krahët e erës». Fjalë për fjalë «e një fryme». Shih Fjalorthin.
^ Ose «të hapur».
^ Fjalë për fjalë «pastërtisë».
^ Fjalë për fjalë «njeriun e fuqishëm e të pafajshëm».
^ Një mundësi tjetër «sillesh si i pamend».
^ Fjalë për fjalë «do t’i bëj të heshtin».
^ Ose «do të ligështohen».
^ Ose «do të luaj melodi!»
^ Ose «Me fitore madhështore».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «farës».

