Letra e parë drejtuar Timoteut 1:1-20

  • Përshëndetje (1, 2)

  • Paralajmërim kundër mësuesve të rremë (3-11)

  • Pavlit i tregohet mirësi e pamerituar (12-16)

  • Mbreti i përjetësisë (17)

  • ‘Vazhdo të bësh luftën e shkëlqyer’ (18-20)

1  Pavli, apostull i Krishtit Jezu me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe të Krishtit Jezu, shpresës sonë,+  drejtuar Timoteut,*+ një biri të vërtetë+ në besim: Mirësia e pamerituar,* mëshira dhe paqja nga Perëndia, Ati, si edhe nga Krishti Jezu, Zotëria ynë, qofshin me ty!  Siç të inkurajova të qëndroje në Efes pak para se të shkoja në Maqedoni,* po njësoj të inkurajoj edhe tani, me qëllim që t’i urdhërosh disa të mos mësojnë një doktrinë tjetër,  as të mos u kushtojnë vëmendje përrallave+ e gjenealogjive. Këto gjëra s’kanë të sosur e nuk sjellin gjë+ tjetër veç spekulime të kota, në vend që të japin ndonjë gjë besimforcuese nga Perëndia.  Në të vërtetë, qëllimi i këtij udhëzimi* është që të kemi dashuri+ nga një zemër e pastër, nga një ndërgjegje e pastër dhe nga besimi+ pa hipokrizi.  E ngaqë u shmangën nga këto gjëra, disa iu kthyen fjalëve të kota.+  Këta duan të jenë mësues+ të ligjit, por nuk kuptojnë as gjërat që thonë, as gjërat për të cilat ngulin këmbë me forcë.  Tani, ne e dimë se Ligji është i shkëlqyer nëse zbatohet siç duhet*  dhe e pranojmë që ligji nuk është bërë për të drejtët, por për shkelësit e ligjit+ dhe për rebelët, për ata që shpërfillin Perëndinë dhe për mëkatarët, për jobesnikët* dhe përdhosësit, për ata që vrasin babë e nënë, për vrasësit, 10  për imoralët,* për burrat që kryejnë marrëdhënie homoseksuale,* për rrëmbyesit, për gënjeshtarët, për ata që bëjnë be të rreme dhe për çdo gjë tjetër që është në kundërshtim me mësimin e shëndoshë,*+ 11  i cili përputhet me të lavdishmin lajm të mirë të Perëndisë së lumtur, që më është besuar.+ 12  I jam mirënjohës Krishtit Jezu, Zotërisë tonë, që më dha forcë, sepse më konsideroi të besueshëm dhe më caktoi një shërbim,+ 13  ndonëse më parë isha blasfemues,* përndjekës dhe arrogant.+ Megjithatë m’u tregua mëshirë, sepse veproja nga padija dhe nga mungesa e besimit. 14  Por mirësia e pamerituar e Zotërisë tonë vërshoi pa kursim bashkë me besimin, si edhe me dashurinë që vjen prej Krishtit Jezu. 15  E besueshme dhe plotësisht e denjë për t’u pranuar është kjo thënie: Krishti Jezu erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët.+ E ndër këta unë jam më famëkeqi.+ 16  Megjithatë, m’u tregua mëshirë që, nëpërmjet meje si rasti më famëkeq, Krishti Jezu të tregonte gjithë durimin e vet, duke më bërë shembull për ata që do ta mbështetin tek ai besimin e tyre për jetën e përhershme.+ 17  Mbretit të përjetësisë,+ që është i pavdekshëm*+ e i padukshëm,+ Perëndisë së vetëm,+ i qoftë nderimi dhe lavdia në jetë të jetëve! Amin! 18  Këtë udhëzim* po ta besoj ty, biri im Timote, në përputhje me profecitë që u thanë për ty, që nëpërmjet tyre të vazhdosh të bësh luftën e shkëlqyer,+ 19  duke ruajtur besimin dhe duke mbajtur një ndërgjegje të pastër.+ Këto gjëra disa i kanë flakur tej, prandaj besimi i tyre është rrënuar si një anije që shkallmohet* në det. 20  Ndër ta janë edhe Himeneu+ dhe Aleksandri, të cilët unë ia kam dorëzuar Satanait,*+ që nëpërmjet disiplinës* të mësojnë të mos blasfemojnë.

Shënime në fund të faqes

Do të thotë «një që nderon Perëndinë».
Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «urdhri».
Fjalë për fjalë «në mënyrë të ligjshme».
Ose «ata që s’kanë dashuri besnike».
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Ose «burra që shkojnë me burra».
Ose «e dobishëm».
Fjalë për fjalë «i pashkatërrueshëm».
Ose «urdhër».
Ose «shkatërrohet».
Domethënë, u përjashtuan nga kongregacioni.