Nehemia 10:1-39

  • Populli bie dakord që të zbatojë Ligjin (1-39)

    • «Ne nuk do ta lëmë pas dore shtëpinë e Perëndisë tonë» (39)

10  Ata që e vërtetuan me vulë,+ ishin: Nehemia, guvernatori,* bir i Hakaliahut, dhe Zedekia, 2  Serajahu, Azariahu, Jeremia, 3  Pashkuri, Amariahu, Malkijahu, 4  Hatushi, Shebaniahu, Maluku, 5  Harimi,+ Meremoti, Abdia, 6  Danieli,+ Ginetoni, Baruku, 7  Meshulami, Abijahu, Mijamini, 8  Maziahu, Belgai dhe Shemajahu; këta janë priftërinjtë. 9  Levitët ishin: Jeshuai, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit, Kadmieli,+ 10  Shebaniahu, Hodjahu, Kelitai, Pelajahu, Hanani, 11  Mikai, Rehobi, Hashabiahu, 12  Zakuri, Sherebiahu,+ Shebaniahu, 13  Hodjahu, Bani dhe Beninui. 14  Krerët e popullit ishin: Paroshi, Pahath-Moabi,+ Elami, Zatui, Bani, 15  Buni, Azgadi, Bebai, 16  Adonijahu, Bigvai, Adini, 17  Ateri, Hezekia, Azuri, 18  Hodjahu, Hashumi, Bezai, 19  Harifi, Anatothi, Nebai, 20  Magpiashi, Meshulami, Heziri, 21  Meshezabeli, Sadoku, Jaduai, 22  Pelatiahu, Hanani, Anajahu, 23  Hoshea, Hananiahu, Hashubi, 24  Haloheshi, Pelhai, Shobeku, 25  Rehumi, Hashabnahu, Masejahu, 26  Akijahu, Hanani, Anani, 27  Maluku, Harimi dhe Banahu. 28  Pjesa tjetër e popullit—priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, shërbëtorët e tempullit* dhe të gjithë ata që u ndanë nga popujt e vendeve përreth për të zbatuar Ligjin e Perëndisë së vërtetë,+ si edhe gratë, bijtë dhe bijat e tyre, të gjithë ata që e dinin dhe e kuptonin* ç’ishte një betim— 29  u bashkuan me vëllezërit e tyre, pra, me burrat e shquar, dhe u betuan se do të ecnin sipas Ligjit të Perëndisë së vërtetë, që ishte dhënë nëpërmjet Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë së vërtetë, dhe se do të zbatonin me kujdes gjithë urdhërimet e Jehovait, Zotërisë tonë, vendimet e tij gjyqësore dhe rregullat e tij, përndryshe do të ishin të mallkuar. 30  Ata u betuan: «Nuk do t’ua japim bijat tona popujve të vendeve përreth dhe nuk do të marrim bijat e tyre për bijtë tanë.+ 31  Nëse popujt e vendeve përreth sjellin për të shitur mallra dhe çdo lloj drithi ditën e sabatit, nuk do të blejmë asgjë prej tyre në sabat+ e as në ditë të shenjtë.+ Gjithashtu do të heqim dorë nga prodhimi i vitit të shtatë+ e do të falim çdo borxh të pashlyer.+ 32  Për më tepër, do t’i vëmë vetes si detyrë që secili të japë çdo vit një të tretën e një sikle* për shërbimin që bëhet në shtëpinë* e Perëndisë tonë,+ 33  për bukët e vëna stivë,*+ për blatimin e rregullt në drithë,+ për blatimin e djegur të rregullt të sabateve+ dhe të hënës së re,+ për festat e caktuara,+ për gjërat e shenjta, për blatimet për mëkatin+ që të bëhet shlyerja për Izraelin dhe për tërë punën në shtëpinë e Perëndisë tonë. 34  Madje do të hedhim short për furnizimin me dru që duhet të sjellin në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjtë, levitët dhe populli, sipas shtëpive atërore, në kohën e caktuar, vit për vit, për t’i djegur në altarin e Jehovait, Perëndisë tonë, siç është shkruar në Ligj.+ 35  Po ashtu, do të sjellim vit për vit në shtëpinë e Jehovait, frytet e para të tokës dhe frytet e para të çdo lloj peme frutore,+ 36  si edhe bijtë tanë të parëlindur dhe pjellën e parë të bagëtive,+ qoftë të imëta, qoftë të trasha, ashtu siç është shkruar në Ligj. Do t’i sjellim në shtëpinë e Perëndisë tonë, te priftërinjtë që shërbejnë në shtëpinë e Perëndisë tonë.+ 37  Gjithashtu, frytet e para të drithërave të bluara ashpër,+ kontributet, frytet e çdo lloj peme,+ verën e re dhe vajin+ duhet t’ua sjellim priftërinjve në depot e shtëpisë* së Perëndisë tonë.+ Përveç këtyre do t’u sjellim levitëve të dhjetën* e prodhimeve të tokës,+ meqë ata mbledhin të dhjetën në të gjitha qytetet tona bujqësore. 38  Dhe prifti, bir i Aronit, duhet të jetë me levitët kur ata të mbledhin të dhjetën, dhe levitët duhet ta paraqitin të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë,+ në dhomat e depos. 39  Izraelitët dhe bijtë e levitëve duhet të sjellin kontributin+ e drithit, verën e re dhe vajin+ në depo, sepse aty janë pajisjet e shenjtërores, si edhe priftërinjtë që shërbejnë, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta lëmë pas dore shtëpinë e Perëndisë tonë.»+

Shënimet

^ Ose «tirshata», titull në gjuhën perse për guvernatorin e një province.
^ Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».
^ Një mundësi tjetër «të gjithë ata që ishin në moshë për të kuptuar».
^ Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «tempullin».
^ Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin.
^ Ose «sallat e ngrënies të shtëpisë».