Joeli 3:1-21

  • Jehovai gjykon të gjitha kombet (1-17)

    • Lugina e Jehozafatit (2, 12)

    • Lugina e Vendimit (14)

    • Jehovai, fortesë për Izraelin (16)

  • Jehovai bekon popullin e tij (18-21)

3  «Ja, në ato ditë e në atë kohë,kur unë të kthej robërit e Judës dhe të Jerusalemit,+  2  do të mbledh edhe të gjitha kombete do t’i zbres në luginën* e Jehozafatit.* Do t’i akuzoj e do t’i gjykoj atje,+për hatër të popullit tim dhe të trashëgimisë sime, Izraelit,sepse e shpërndanë mes kombevedhe e ndanë vendin tim mes tyre.+  3  Ata hidhnin short për popullin tim,+djalin e jepnin në këmbim të një prostitute,dhe vajzën e shitnin në këmbim të verës.  4  Po ju, pse më kundërviheni,o Tir e Sidon, dhe tërë ju rajone të Filistisë? Mos po hakmerreni kundër meje për ndonjë të keqe që kam bërë?! Nëse vërtet po e bëni këtë ndaj meje,unë do t’ua kthej gjithë këtë të keqe mbi kokë, shpejt e pa u vonuar.+  5  Ngaqë keni marrë argjendin e arin tim,+gjërat e mia më të mira i keni çuar në tempujt tuaj;  6  popullin e Judës e të Jerusalemit ua keni shitur grekëve,+për t’i larguar nga territori i vet.  7  Ja, do t’i sjell prej vendit ku i keni shitur,+dhe gjithë hakmarrjen tuaj do t’ua sjell mbi kokë.  8  Do t’i shes djemtë e vajzat tuaja në duart e popullit të Judës+e ata kanë për t’ua shitur burrave të Shebës, një kombi të largët,sepse vetë Jehovai ka folur.  9  Shpallni këtë ndër kombe:+ “Përgatituni* për luftë! Ngrini burrat e fuqishëm! Le të afrohen ushtarët! Le të shkojnë përpara!+ 10  Shndërrojini* ploret* në shpata, kurse kizat për krasitje kthejini në heshta. I dobëti le të thotë: ‘Jam i fuqishëm!’ 11  Ejani të ndihmoni dhe mblidhuni së bashku, tërë ju kombe përreth!”»+ Atje, në atë vend, zbriti të fuqishmit* e tu, o Jehova! 12  «Le të ngrihen e të ngjiten kombet në luginën* e Jehozafatit,sepse atje do të ulem të gjykoj të gjitha kombet përreth.+ 13  Vini draprin, se të korrat janë gati. Zbritni se shtypësja e rrushit është plot.+ Lugjet e shtypëseve gufojnë, sepse e keqja e tyre s’ka kufij. 14  Turma, turma ka në Luginën* e Vendimit,sepse dita e Jehovait është afër në Luginën* e Vendimit.+ 15  Dielli e hëna do të errësohendhe yjet do të humbasin shkëlqimin e tyre. 16  Nga Sioni, Jehovai do të ulërijë si një luandhe nga Jerusalemi do ta ngrejë zërin. Qielli e toka do të lëkunden,por Jehovai do të jetë një strehë për popullin e tij,+një fortesë për popullin e Izraelit. 17  Ju do ta merrni vesh se unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që banoj në Sion, në malin tim të shenjtë.+ Jerusalemi do të bëhet një vend i shenjtë+dhe të huajt* nuk do të kalojnë më nëpër të.+ 18  Atë ditë nga malet do të pikojë verë e ëmbël,+nga kodrat do të rrjedhë qumështdhe në të gjithë përrenjtë e Judës do të vërshojë uji. Nga shtëpia e Jehovait do të dalë një burim+që do të vaditë Luginën* e Akacieve. 19  Por Egjipti do të shkretohet+dhe Edomi do të bëhet një vend i shkretë,+për shkak të dhunës ndaj popullit të Judës,+në vendin e të cilit derdhën gjak të pafajshëm.+ 20  Kurse Juda do të banohet përgjithmonëdhe Jerusalemi, brez pas brezi.+ 21  Ata* do t’i quaj të pafajshëm, ndonëse i kam konsideruar fajtorë,+dhe Jehovai do të banojë në Sion.»+

Shënimet

^ Ose «ultësirën».
^ Do të thotë «Jehovai është gjykatës».
^ Fjalë për fjalë «Shenjtërohuni».
^ Fjalë për fjalë «Farkëtojini».
^ Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.
^ Ose «luftëtarët».
^ Ose «ultësirën».
^ Ose «Ultësirën».
^ Ose «Ultësirën».
^ Ose «të panjohurit».
^ Ose «Vadin». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Gjakun e tyre».