Joeli 2:1-32

  • Dita e Jehovait dhe ushtria e tij e madhe (1-11)

  • Ftesë për t’u kthyer te Jehovai (12-17)

    • «Shqyeni zemrat» (13)

  • Përgjigjja e Jehovait ndaj popullit të vet (18-32)

    • «Do të derdh frymën time» (28)

    • Mrekulli në qiej e në tokë (30)

    • Ata që thërrasin emrin e Jehovait, do të shpëtojnë (32)

2  «Bjerini bririt në Sion!+ Lëshoni një britmë lufte në malin tim të shenjtë. Le të dridhen gjithë banorët e vendit,*sepse dita e Jehovait po vjen!+ Është afër!  2  Është ditë errësire dhe zymtësie,+ditë resh dhe terri të zi.+ Është si drita e agimit që përhapet mbi male. Një popull i shumtë dhe i fuqishëm po vjen;+si ky popull nuk ka pasur kurrë më parëdhe pas tij s’ka për të pasur tjetërndër vite, për gjithë brezat.  3  Përpara tij zjarri gllabëron,dhe pas tij flaka përpin.+ Para tij vendi është si kopshti i Edenit,+por pas tij është një shkretëtirë e mjeruar,dhe nuk i shpëton asgjë.  4  Pamja e tyre është si pamja e kuajve,vrapojnë si kuajt e luftës.+  5  Zhurma e tyre është si ajo e karrocave që fluturojnë majave të maleve,+si zhurma e zjarrit flakërues që përpin kashtën. Janë si një popull i fuqishëm, të rreshtuar në formacion luftimi.+  6  Për shkak të tyre, popujt do të kenë ankth;të gjitha fytyrat do të zbehen.  7  Ata sulen si luftëtarë;i ngjiten murit si ushtarë. Secili ndjek udhën e vetdhe nuk largohet nga shtegu i tij.  8  Nuk e shtyjnë njëri-tjetrin;secili vazhdon në udhën e vet. Edhe sikur ndonjëri të bjerë nga shigjetat,*të tjerët nuk e ndalin marshimin.  9  Turren në qytet e vrapojnë mbi mur. Ngjiten nëpër shtëpi e hyjnë nga dritaret si hajdutë. 10  Para tyre vendi tundet dhe qiejt lëkunden. Dielli e hëna u errësuan,+dhe yjet e humbën shkëlqimin e tyre. 11  Zëri i Jehovait do të ushtojë para gjithë ushtrisë së tij,+se kampi i tij s’ka të numëruar,+se ai që përmbush fjalën e tij, është i fuqishëm,se dita e Jehovait është e madhe dhe ngjall frikë e nderim.+ Kush mund t’i bëjë ballë asaj?!»+ 12  Jehovai thotë: «Megjithatë nuk është vonë të ktheheni, prandaj kthehuni tek unë me gjithë zemër,+me agjërime,+ me të qara e me vaje. 13  Shqyeni zemrat+ dhe jo rrobat.+ Kthehuni te Jehovai, Perëndia juaj,se ai është i dhembshur* e i mëshirshëm,nuk zemërohet shpejt+ dhe është plot dashuri besnike;+ai do ta mendojë edhe një herë* të keqen që do të sjellë. 14  Kush e di nëse do të ndryshojë mendje,nëse do ta mendojë edhe një herë* këtë,+e më pas do të japë një bekim,që të ofroni një blatim në drithë e një blatim në pije për Jehovain, Perëndinë tuaj? 15  Bjerini bririt në Sion! Shpallni* një agjërim; mblidhni një asamble solemne.+ 16  Mblidhni njerëzit. Shenjtëroni* kongregacionin.*+ Mblidhni së bashku të moshuarit, fëmijët e foshnjat.+ Le të dalë dhëndri nga dhoma e tij e brendshme dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë. 17  Mes portikut dhe altarit+le të qajnë priftërinjtë, shërbëtorët e Jehovait, dhe le të thonë: “T’u dhimbstë, o Jehova, populli yt! Mos e bëj trashëgiminë tënde objekt përbuzjejeqë kombet të sundojnë mbi ta! Pse të thonë popujt: ‘Ku është Perëndia i tyre?’”+ 18  Atëherë Jehovai do të jetë i zellshëm për vendin e tijdhe do t’i tregojë dhembshuri popullit të tij.+ 19  Jehovai do t’i përgjigjet popullit të vet: ‘Po ju dërgoj drithë, verë të re e vajdhe ju do të ngopeni;+nuk do t’ju poshtëroj më mes kombeve.+ 20  Atë që vjen nga veriu do ta dëboj shumë larg jush;do ta shpërndaj në një vend pa ujë dhe në një vend të shkretë,pararojën* e tij do ta drejtoj nga deti lindor*dhe praparojën nga deti perëndimor.* Era e tij e qelbur do të ngrihet lartdhe kundërmimi do të vazhdojë të ngrihet lart,+sepse Perëndia do të bëjë gjëra të mëdha.’ 21  Mos ki frikë, o tokë. Gëzohu e ngazëllohu, sepse Jehovai do të bëjë gjëra madhështore! 22  Mos kini frikë, o kafshë të egra të tokës,sepse kullotat e shkretëtirës* kanë për t’u gjelbëruar.+ Pemët do të japin fryt;+ fiku e hardhia kanë për ta dhënë gjithë frytin e tyre.+ 23  Ju, o bij të Sionit, gëzohuni e ngazëllohuni falë Jehovait, Perëndisë tuaj,+sepse ai do t’jua japë shiun e vjeshtës në masën e duhur. Do të sjellë mbi ju shira të bollshme,shi vjeshte dhe shi pranvere, si më parë.+ 24  Lëmenjtë* do të jenë plot me drithë të pastërdhe në shtypëse do të gufojë vera e re dhe vaji.+ 25  Do t’ju dëmshpërblej për atë që në këto viteka ngrënë karkaleci migrues,* karkaleci pa krahë, karkaleci i pangopur dhe karkaleci gllabërues,ushtria ime e madhe që dërgova mes jush.+ 26  Me siguri do të hani e do të ngopeni+dhe do ta lëvdoni emrin e Jehovait, Perëndisë tuaj,+që ka bërë mrekulli për ju. Populli im nuk do të turpërohet më kurrë.+ 27  Keni për ta marrë vesh se unë jam në mes të Izraelit+dhe se jam Jehovai, Perëndia juaj,+ dhe nuk ka asnjë tjetër. Populli im nuk do të turpërohet më kurrë. 28  Pas kësaj do të derdh frymën time+ mbi çdo njeri,*dhe djemtë e vajzat tuaja do të profetizojnë. Të moshuarit do të shohin ëndrra. Të rinjtë do të shohin vegime.*+ 29  Ato ditë do të derdh frymën timemadje edhe mbi skllevërit e skllavet e mia. 30  Do të bëj mrekulli* në qiej e në tokë. Do të ketë gjak, zjarr dhe shtylla tymi.+ 31  Dielli do të errësohet dhe hëna do të kthehet në gjak+para se të vijë dita e madhe e Jehovait që ngjall frikë plot nderim.+ 32  E kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë,+sepse, ashtu si ka thënë Jehovai, do të ketë të shpëtuar në malin Sion e në Jerusalem,+të mbijetuarit që Jehovai do t’i thërrasë.»

Shënimet

^ Ose «e tokës!»
^ Ose «armët».
^ Ose «hirmadh».
^ Ose «do t’i vijë keq për».
^ Ose «do t’i vijë keq për».
^ Fjalë për fjalë «Shenjtëroni».
^ Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
^ Fjalë për fjalë «fytyrën».
^ Domethënë, nga Deti i Vdekur.
^ Domethënë, nga Mesdheu.
^ Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
^ Teksti hebraik këtu përdor katër fjalë të ndryshme për karkalecat.
^ Fjalë për fjalë «çdo mish».
^ Ose «çudira».