Hozea 2:1-23

  • Izraeli jobesnik ndëshkohet (1-13)

  • Jehovai është gati ta marrë sërish Izraelin si bashkëshorten e tij (14-23)

    • «Ti do të më quash Burri im» (16)

2  U thoni vëllezërve tuaj: ‘Populli im!’*+ U thoni motrave tuaja: ‘O gra që ju është treguar mëshirë!’*+  2  Akuzoni nënën tuaj, akuzojeni atë,sepse ajo nuk është gruaja ime+ dhe unë nuk jam burri i saj. Ajo duhet ta flakë larg vetes prostitucionin* e sajdhe kurorëshkeljen larg gjinjve të saj,  3  përndryshe do ta zhvesh lakuriq e do ta bëj si ditën kur lindi,do ta kthej në një shkretëtirë,do ta katandis në një vend pa ujëdhe do ta bëj të vdesë nga etja.  4  Nuk do t’u tregoj mëshirë fëmijëve të saj,sepse ata janë fëmijë prostitucioni*  5  dhe ngaqë nëna e tyre ka kryer prostitucion.*+ Ajo që ishte shtatzënë me ta, ka vepruar me pafytyrësi,+ sepse ka thënë: ‘Do të shkoj pas dashnorëve të mi të zjarrtë,+pas atyre që më japin bukë dhe ujë,lesh dhe lino, vaj dhe pije.’  6  Prandaj do t’ia bllokoj udhën me një gardh me gjemba;një mur prej guri do të ngre kundër saj,që të mos i gjejë dot rrugët e veta.  7  Ajo do të rendë pas dashnorëve të saj të zjarrtë, por nuk do t’i arrijë;+do t’i kërkojë, por nuk do t’i gjejë. Atëherë do të thotë: ‘Do të kthehem te burri im i parë,+sepse atëherë isha më mirë se tani.’+  8  Ajo nuk e kuptoi se drithin, verën e re dhe vajin ia kisha dhënë unë,+dhe se unë i kisha dhënë argjend e ar me bollëk, që u përdor për adhurimin e Baalit.+  9  Prandaj do të kthehem e do t’ia heq drithin tim në kohën e korrjesdhe verën time të re në stinën e saj.+ Do t’ia rrëmbej leshin dhe linonë time që duhej të mbulonin lakuriqësinë e saj. 10  Unë do t’ia zbuloj pjesët intime në sy të dashnorëve të saj të zjarrtëdhe s’do të ketë burrë që ta shpëtojë nga dora ime.+ 11  Do t’i jap fund gjithë gëzimit të saj,festave,+ hënës së re, sabateve dhe të gjitha periudhave të saj festive. 12  Unë do t’ia shkatërroj vreshtat dhe fiqtë, për të cilët ka thënë: ‘Janë paga që më kanë dhënë dashnorët e mi të zjarrtë.’Unë do t’i kthej në një pyll,dhe kafshët e egra të tokës do t’i gllabërojnë. 13  Unë do t’i kërkoj llogari asaj për ditët kur i paraqiste flijime shëmbëlltyrave* të Baalit,+kur stolisej me unaza e zbukurime dhe shkonte pas dashnorëve të vet të zjarrtë,dhe më harroi mua,+​—thotë Jehovai. 14  Prandaj ja, unë do t’ia mbush mendjen dhe do ta çoj në shkretëtirëe do t’i flas që t’i fitoj zemrën. 15  Që nga ajo kohë e tutje, do t’ia kthej sërish vreshtat,+bashkë me luginën* e Akorit+ si një portë drejt shpresës. Atje do të përgjigjet si në ditët e rinisë,si ditën kur doli nga vendi i Egjiptit.+ 16  Atë ditë,​—shpall Jehovai,—​ti do të më quash Burri im dhe nuk do të më quash më Zotëria im.* 17  Unë do t’ia heq nga goja emrat e shëmbëlltyrave të Baalit.+ Atyre nuk do t’u kujtohet më emri.+ 18  Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e egra,+me zogjtë e qiellit dhe me krijesat zvarritëse.+ Unë do të zhduk nga vendi harkun, shpatën dhe luftën.+ Do të bëj që populli im të jetojë* i sigurt.+ 19  Do të fejohem me ty përgjithmonë,do të fejohem me ty dhe do të jem i drejtë e do të të gjykoj me drejtësi,do të të tregoj dashuri besnike dhe mëshirë.+ 20  Unë do të fejohem me ty e do të të tregoj besnikëridhe ti ke për të më njohur mua, Jehovain.+ 21  Atë ditë unë do të përgjigjem,​—thotë Jehovai,—do t’u përgjigjem qiejve,kurse ata do t’i përgjigjen tokës.+ 22  Toka do t’i përgjigjet drithit, verës së re dhe vajit,kurse këta do t’i përgjigjen Jezrelit.*+ 23  Do ta mbjell në tokë si farë për veten time+dhe do t’i tregoj mëshirë asaj që nuk iu tregua mëshirë.* Atyre që nuk janë populli im* do t’u them: ‘Ju jeni populli im’,+ dhe ata do të thonë: ‘Ti je Perëndia ynë.’»+

Shënimet

Shih shënimin te Ho 1:6.
Shih shënimin te Ho 1:9.
Ose «imoralitetin; marrëdhëniet seksuale me shumë persona».
Ose «të imoralitetit; të marrëdhënieve seksuale me shumë persona».
Ose «imoralitet (marrëdhënie seksuale me shumë persona)».
Ose «idhujve».
Ose «ultësirën».
Ose «Baali im».
Ose «të shtrihet».
Do të thotë «Perëndia do të mbjellë farë».
Shih shënimin te Ho 1:6.
Shih shënimin te Ho 1:9.