Hageu 1:1-15

  • Perëndia i korrigjon ngaqë nuk e rindërtojnë tempullin (1-11)

    • ‘A është koha që të banoni në shtëpi të veshura me dru?’ (4)

    • «Shqyrtojini me gjithë zemër udhët tuaja» (5)

    • Mbjellin shumë, por korrin pak (6)

  • Populli dëgjon zërin e Jehovait (12-15)

1  Vitin e dytë të mbretit Dar, muajin e gjashtë, ditën e parë të muajit, me anë të profetit Hagé,*+ Jehovai i drejtoi këtë fjalë Zorobabelit,+ guvernatorit të Judës, birit të Shealtielit, dhe kryepriftit Josi, birit të Jehozadakut:  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Ky popull thotë: ‘Akoma nuk ka ardhur koha që të ndërtohet* shtëpia e* Jehovait.’”»+  Jehovai iu drejtua përsëri profetit Hagé+ dhe i tha:  «Vallë është koha që ju të banoni në shtëpitë tuaja të veshura me dru, ndërkohë që shtëpia ime është e shkretuar?!+  Tani, kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Shqyrtojini me gjithë zemër udhët tuaja.*  Ju mbillni shumë farë, por korrni pak.+ Hani, por s’ngopeni. Pini, por nuk ju shuhet etja. Vishni rroba, por askush nuk ngrohet. Kush punon, punon për një torbë të shpuar.’  Prandaj, kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Shqyrtojini me gjithë zemër udhët tuaja.*  Ngjituni në mal dhe sillni lëndë druri.+ Ndërtojeni shtëpinë time+ që të më kënaqë dhe të më japë lavdi,+​—thotë Jehovai.  Ju pritnit të korra të bollshme, por mblidhnit vetëm pak. Kur e sillnit në shtëpitë tuaja atë pak prodhim, unë ua flakja tutje.*+ Pse vallë?​—thotë Jehovai i ushtrive,—​sepse shtëpia ime është e shkretuar, ndërkohë që secili nga ju rend lart e poshtë për shtëpinë e vet.+ 10  Ja pse qiejt nuk e jepnin vesën e tyre dhe toka nuk e jepte prodhimin e saj. 11  Unë ua sillja thatësirën fushave, maleve, drithit, verës së re, vajit, prodhimit të tokës, njerëzve, bagëtisë dhe gjithë mundit të duarve tuaja.’» 12  Zorobabeli,+ biri i Shealtielit,+ kryeprifti Josi, biri i Jehozadakut,+ si dhe gjithë pjesa tjetër e popullit e dëgjuan zërin e Jehovait, Perëndisë së tyre, dhe fjalët e profetit Hage, sepse atë e kishte dërguar Jehovai, Perëndia i tyre. Kështu populli nisi të kishte nderim të thellë* për Jehovain. 13  Atëherë Hageu, lajmëtari i Jehovait, në përputhje me caktimin që i kishte dhënë Jehovai, i dha këtë mesazh popullit: «‘Unë jam me ju,’+​—thotë Jehovai.» 14  Kështu Jehovai nxiti*+ Zorobabelin, guvernatorin e Judës,+ birin e Shealtielit, si edhe kryepriftin Josi,+ birin e Jehozadakut, dhe gjithë pjesën tjetër të popullit që të nisnin punimet në shtëpinë e Jehovait të ushtrive, Perëndisë së tyre.+ 15  Ishte dita e 24-t e muajit të 6-të, në vitin e 2-të të mbretit Dar.+

Shënime në fund të faqes

Do të thotë «i lindur në ditë feste».
Ose «të rindërtohet».
Ose «tempulli i».
Ose «Shikoni me kujdes në ç’gjendje jeni».
Ose «Shikoni me kujdes në ç’gjendje jeni».
Ose «unë fryja mbi të dhe ua shpërndaja».
Fjalë për fjalë «të kishte frikë». Shih Fjalorthin «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «zgjoi frymën e».