Filipianëve 4:1-23

  • Uniteti, gëzimi dhe mendimet e përshtatshme (1-9)

    • «Mos jini në ankth për asgjë» (6, 7)

  • Mirënjohje për dhuratat nga filipianët (10-20)

  • Përshëndetjet e fundit (21-23)

4  Prandaj, vëllezërit e mi, që ju dua e mezi pres t’ju shoh, gëzimi dhe kurora ime,+ qëndroni kështu të patundur+ në Zotërinë, o të dashur!  E nxis Evodinë, e po ashtu edhe Sintikinë, që të jenë në një mendje në Zotërinë.+  Të kërkoj edhe ty, o bashkëpunëtor i vërtetë,* të vazhdosh t’i ndihmosh këto gra që janë përpjekur* krah për krah me mua për lajmin e mirë, bashkë me Klementin dhe me bashkëpunëtorët e mi të tjerë, emrat e të cilëve gjenden në librin e jetës.+  Gëzoni përherë në Zotërinë! Edhe një herë jua them: gëzoni!+  Arsyetueshmërinë tuaj+ le ta njohin të gjithë njerëzit. Zotëria është pranë.  Mos jini në ankth për asgjë,+ por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime.+  Kështu paqja+ e Perëndisë, që tejkalon çdo mendim, do të ruajë zemrën+ dhe mendjen tuaj* me anë të Krishtit Jezu.  Së fundi, vëllezër, vazhdoni të mendoni* për çdo gjë të vërtetë, çdo gjë serioze, çdo gjë të drejtë, çdo gjë të dëlirë,* çdo gjë të dashur, çdo gjë për të cilën flitet mirë, çdo gjë të virtytshme dhe të denjë për t’u lëvduar.+  Ato që mësuat, pranuat e dëgjuat nga unë, si edhe gjërat që më patë të bëja, zbatojini,+ dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju. 10  Gëzoj shumë në Zotërinë që më në fund po tregoni përsëri merak për mua.+ Faktikisht, edhe më parë ju kishit merak, por nuk kishit rast ta tregonit. 11  Nuk e them këtë ngaqë jam në nevojë, pasi kam mësuar të kënaqem* me aq sa kam, pavarësisht nga rrethanat.+ 12  Di të jetoj me pak+ dhe di të jetoj me bollëk. Kam mësuar sekretin si të jem i kënaqur në çdo gjë e në çdo rrethanë, edhe kur jam i ngopur, edhe kur jam i uritur, edhe kur kam me bollëk, edhe kur kam nevojë. 13  Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.+ 14  Gjithsesi, ju bëtë mirë që më ndihmuat në vuajtjet e mia.* 15  E siç e dini edhe vetë, o filipianë, pasi e mësuat për herë të parë lajmin e mirë, kur ika nga Maqedonia,* asnjë kongregacion veç jush nuk më mbështeti e as nuk pranoi mbështetjen time.+ 16  Madje, edhe kur isha në Selanik, ju më dërguat diçka për nevojat e mia, jo një, por dy herë. 17  Jo se po kërkoj dhurata, por dua që veprat tuaja të mira të japin edhe më shumë fryt në sytë e Perëndisë. 18  Gjithsesi, s’më mungon asgjë, madje kam me bollëk; tani kam gjithçka më nevojitet falë asaj që më sollët nëpërmjet Epafroditit+—një flijim të pranueshëm, një aromë erëmirë+ e të pëlqyeshme për Perëndinë. 19  Nga ana e vet, Perëndia im, që ka pasuri të lavdishme, do t’ju japë me anë të Krishtit Jezu gjithçka ju nevojitet.+ 20  Perëndisë dhe Atit tonë i qoftë lavdia në jetë të jetëve! Amin! 21  Bëjini të fala nga unë gjithë të shenjtëve që janë në unitet me Krishtin Jezu. Vëllezërit që janë me mua ju bëjnë të fala. 22  Gjithë të shenjtët, por sidomos ata të shtëpisë së Cezarit,*+ ju dërgojnë të fala. 23  Mirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu Krisht qoftë me frymën* që tregoni!

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shok i vërtetë zgjedhe».
Ose «kanë luftuar».
Ose «fuqitë tuaja mendore; mendimet».
Ose «të meditoni; të mendoni thellë».
Ose «të pastër».
Ose «të mjaftohem».
Ose «shtrëngimin tim».
Ose «së perandorit».