Zakaria 10:1-12

  • Kërkojini Jehovait që të sjellë shi, jo perëndive të rreme (1, 2)

  • Jehovai bashkon popullin e tij (3-12)

    • Prijësi nga shtëpia e Judës (3, 4)

10  «Kërkojini Jehovait shi në kohën e shiut të pranverës. Jehovai i bën retë e stuhisëdhe u jep njerëzve rrebeshet e shiut.+Ai u jep të gjithëve bimësi në arë.  2  Idhujt e shtëpisë* kanë thënë mashtrime;*fallxhorët kanë parë gënjeshtra. Flasin për ëndrra pa vlerëe përpiqen më kot të ngushëllojnë. Ja pse populli do të endet si delet. Do të vuajë, sepse s’ka asnjë bari.  3  Zemërimi im është ndezur kundër barinjve. Do t’u kërkoj llogari krerëve shtypës,*sepse Jehovai i ushtrive e ka drejtuar vëmendjen nga kopeja e tij,+ nga shtëpia e Judës,dhe e ka bërë atë si kalin e tij madhështor në betejë.  4  Prej Judës do të dalë prijësi,*prej saj do të dalë qeveritari që siguron mbështetje,*prej saj do të dalë harku i betejës,prej saj do të dalë çdo përgjegjës, që të gjithë së bashku.  5  Ata do të bëhen si luftëtarëqë shkelin me këmbë baltën e rrugëve në betejë. Ata do të luftojnë, sepse Jehovai është me ta;+kalorësit armiq do të turpërohen.+  6  Unë do të bëj që shtëpia e Judës të qëndrojë më lartdhe do ta shpëtoj shtëpinë e Jozefit.+ Unë do t’i rikthej,sepse do t’u tregoj mëshirë.+ Do të bëhen si të mos i kisha hedhur kurrë tej,+sepse unë jam Jehovai, Perëndia i tyre, dhe do t’u përgjigjem lutjeve të tyre.  7  Ata të Efraimit do të bëhen si një luftëtar i fuqishëme zemra do t’u gëzojë si prej verës.+ Bijtë e tyre do të shohin e do të gëzojnë. Zemra e tyre do të jetë e gëzuar falë Jehovait.+  8  ‘Unë do t’u fishkëllej dhe do t’i mbledh së bashku;do t’i shpengoj,*+ dhe ata do të bëhen shumë,e do të jenë gjithmonë të shumtë.  9  Ndonëse do t’i shpërndaj si farë mes popujve,ata do të më kujtojnë në vendet e largëta. Bashkë me bijtë e tyre do të rigjallërohen e do të kthehen. 10  Unë do t’i kthej nga vendi i Egjiptitdhe nga Asiria do t’i mbledh;+në vendin e Galadit+ e të Libanit do t’i sjell,e as atje s’do të ketë mjaft vend për ta.+ 11  Do të kaloj nëpër det duke e trazuardhe do t’ia mposht dallgët;+të gjitha thellësitë e Nilit do të shterojnë. Krenaria e Asirisë do të shembetdhe skeptri* i Egjiptit do të hiqet.+ 12  Falë meje, Jehovait, ata do të qëndrojnë më lart+dhe do të ecin në emrin tim’,+​—thotë Jehovai.»

Shënimet

^ Ose «perënditë e shtëpisë». Fjalë për fjalë «terafimët».
^ Ose «gjëra të mbinatyrshme; gjëra të mistershme».
^ Fjalë për fjalë «cjepve».
^ Fjalë për fjalë «kulla e qoshes», përshkrim i figurshëm për dikë që ka një rol jetësor ose të rëndësishëm.
^ Ose «do të dalë kunji», përshkrim i figurshëm për dikë që është një mbështetje.
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «shkopi mbretëror».