Libri i parë i Kronikave 6:1-81
6 Bijtë e Levit+ ishin Gershoni, Kehathi+ dhe Merari.+
2 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Izari,+ Hebroni dhe Uzieli.+
3 Fëmijët* e Amramit+ ishin Aroni,+ Moisiu,+ si dhe Miriami.+ Bijtë e Aronit ishin Nadabi, Abihu,+ Eleazari+ dhe Ithamari.+
4 Eleazarit i lindi Finehasi.+ Finehasit i lindi Abishuai.
5 Abishuait i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi.
6 Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajoti.
7 Merajotit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi.+
8 Ahitubit i lindi Sadoku;+ Sadokut i lindi Ahimazi.+
9 Ahimazit i lindi Azariahu. Azariahut i lindi Johanani.
10 Johananit i lindi Azariahu. Ai shërbeu si prift në shtëpinë që Solomoni ndërtoi në Jerusalem.
11 Azariahut i lindi Amariahu. Amariahut i lindi Ahitubi.
12 Ahitubit i lindi Sadoku.+ Sadokut i lindi Shalumi.
13 Shalumit i lindi Hilkiahu.+ Hilkiahut i lindi Azariahu.
14 Azariahut i lindi Serajahu.+ Serajahut i lindi Jehozadaku.+
15 Jehozadaku shkoi në mërgim kur Jehovai çoi në mërgim Judën dhe Jerusalemin nëpërmjet dorës së Nabukodonosorit.
16 Bijtë e Levit ishin Gershomi,* Kehathi dhe Merari.
17 Emrat e bijve të Gershomit janë këta: Libni dhe Shimei.+
18 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Izari, Hebroni dhe Uzieli.+
19 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi.
Këto ishin familjet e levitëve sipas paraardhësve të tyre:+
20 të Gershomit+ ishin: biri i tij Libni, biri i tij Jahati, biri i tij Zimahu,
21 biri i tij Joahu, biri i tij Ido, biri i tij Zerahu, biri i tij Jeaterai.
22 Bijtë* e Kehathit ishin: biri i tij Aminadabi, biri i tij Korahu,+ biri i tij Asiri,
23 biri i tij Elkanahu, biri i tij Ebiasafi,+ biri i tij Asiri,
24 biri i tij Tahathi, biri i tij Urieli, biri i tij Uziahu, biri i tij Shauli.
25 Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimoti.
26 Bijtë e një Elkanahu tjetër ishin biri i tij Zofai, biri i tij Nahati,
27 biri i tij Eliabi, biri i tij Jerohami, biri i tij Elkanahu.+
28 Bijtë e Samuelit+ ishin Joeli, i parëlinduri, dhe i dyti Abijahu.+
29 Bijtë* e Merarit ishin Mahli,+ biri i tij Libni, biri i tij Shimei, biri i tij Uzahu,
30 biri i tij Shimeai, biri i tij Hagiahu, biri i tij Asajahu.
31 Davidi i caktoi këta për të dirigjuar këngëtarët në shtëpinë e Jehovait pasi atje sollën Arkën.+
32 Ata ishin përgjegjës për këndimin në tabernakull, në tendën e takimit,* deri kur Solomoni ndërtoi shtëpinë e Jehovait në Jerusalem,+ dhe e kryen shërbimin e tyre siç ishin udhëzuar.+
33 Këta ishin ata që shërbenin me bijtë e tyre: nga bijtë e kehathitëve, Hemani,+ këngëtari, biri i Joelit,+ biri i Samuelit,
34 biri i Elkanahut,+ biri i Jerohamit, biri i Elielit, biri i Toahut,
35 biri i Zufit, biri i Elkanahut, biri i Mahatit, biri i Amasait,
36 biri i Elkanahut, biri i Joelit, biri i Azariahut, biri i Sofonisë,
37 biri i Tahathit, biri i Asirit, biri i Ebiasafit, biri i Korahut,
38 biri i Izarit, biri i Kehathit, biri i Levit, biri i Izraelit.
39 Vëllai i tij, Asafi,+ qëndronte në të djathtë të Hemanit. Asafi ishte bir i Berekisë, bir i Shimeait,
40 bir i Mikaelit, bir i Basejahut, bir i Malkijahut,
41 bir i Etnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut,
42 bir i Etanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit,
43 bir i Jahatit, bir i Gershomit, bir i Levit.
44 Pasardhësit e Merarit,+ vëllezërit e tyre ishin në të majtë. Ata ishin Etani,+ bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Malukut,
45 bir i Hashabiahut, bir i Amaziahut, bir i Hilkiahut,
46 bir i Amzit, bir i Banit, bir i Shemerit,
47 bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.
48 Levitët, vëllezërit e tyre, ishin të caktuar* për tërë shërbimin në tabernakull, domethënë, në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+
49 Aroni dhe djemtë e tij+ paraqitnin tym blatimesh mbi altarin e blatimeve të djegura+ dhe mbi altarin e temjanit,+ për të kryer detyrat lidhur me gjërat shumë të shenjta, për të bërë shlyerjen për Izraelin,+ sipas gjithë asaj që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Perëndisë së vërtetë.
50 Këta ishin pasardhësit e Aronit:+ biri i tij Eleazari,+ biri i tij Finehasi, biri i tij Abishuai,
51 biri i tij Buki, biri i tij Uzi, biri i tij Zerahiahu,
52 biri i tij Merajoti, biri i tij Amariahu, biri i tij Ahitubi,+
53 biri i tij Sadoku,+ biri i tij Ahimazi.
54 Këto ishin vendbanimet e tyre sipas kampeve* në territorin e tyre: për pasardhësit e Aronit, që i përkitnin familjes së kehathitëve, sepse shorti i parë u ra atyre.
55 Atyre u dhanë Hebronin+ në vendin e Judës, me kullotat e tij rreth e qark.
56 Kurse fushën e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë Kalebit,+ birit të Jefunehut.
57 Pasardhësve të Aronit u dhanë qytetet* e strehimit,+ Hebronin,+ gjithashtu Libnahun+ me kullotat e tij, Jatirin,+ Eshtemoan me kullotat e tij,+
58 Hilenin me kullotat e tij, Debirin+ me kullotat e tij,
59 Ashanin+ me kullotat e tij dhe Beth-Shemeshin+ me kullotat e tij.
60 Nga fisi i Beniaminit, u dhanë Gebën+ me kullotat e tij, Alemethin me kullotat e tij dhe Anatothin+ me kullotat e tij. Të gjitha qytetet që iu ndanë familjeve të tyre ishin 13.+
61 Pjesës tjetër të kehathitëve iu caktuan* 10 qytete nga familje të fiseve të tjera,* nga gjysma e fisit, pra gjysma e Manaseut.+
62 Pasardhësve të Gershomit, sipas familjeve të tyre, iu caktuan 13 qytete nga fisi i Isaharit, nga fisi i Asherit, nga fisi i Neftalit dhe nga fisi i Manaseut në Bashan.+
63 Meraritëve, sipas familjeve të tyre, iu caktuan me short 12 qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.+
64 Kështu izraelitët u dhanë levitëve këto qytete me kullotat e tyre.+
65 Për më tepër, ata i caktuan me short këto qytete, të cilat përmenden me emra, nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.
66 Disa nga familjet kehathite morën si territor të tyre qytete nga fisi i Efraimit.+
67 Atyre u dhanë qytetet* e strehimit, Sikemin+ me kullotat e tij në rajonin malor të Efraimit, Gezerin+ me kullotat e tij,
68 Jokmeamin me kullotat e tij, Beth-Horonin+ me kullotat e tij,
69 Ajalonin+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin+ me kullotat e tij.
70 Pjesa tjetër e familjeve të kehathitëve mori Anerin me kullotat e tij dhe Beleamin me kullotat e tij nga gjysma e fisit të Manaseut.
71 Pasardhësve të Gershomit iu caktuan nga familja e gjysmës së fisit të Manaseut: Golanin+ në Bashan me kullotat e tij dhe Ashtarotin me kullotat e tij;+
72 nga fisi i Isaharit, Kedeshin me kullotat e tij dhe Daberatin+ me kullotat e tij,+
73 Ramotin me kullotat e tij dhe Anemin me kullotat e tij;
74 nga fisi i Asherit, Mashalin me kullotat e tij dhe Abdonin me kullotat e tij,+
75 Hukokun me kullotat e tij dhe Rehobin+ me kullotat e tij;
76 nga fisi i Neftalit, Kedeshin+ në Galile+ me kullotat e tij, Hamonin me kullotat e tij dhe Kiriataimin me kullotat e tij.
77 Pjesës tjetër të meraritëve i caktuan nga fisi i Zabulonit,+ Rimonon me kullotat e tij dhe Taborin me kullotat e tij.
78 Në rajonin e Jordanit, pranë Jerikosë, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit i dhanë Bezerin në shkretëtirë* me kullotat e tij, Jahazin+ me kullotat e tij,
79 Kedemotin+ me kullotat e tij dhe Mefatin me kullotat e tij.
80 Nga fisi i Gadit, Ramotin në Galad me kullotat e tij, Mahanaimin+ me kullotat e tij,
81 Heshbonin+ me kullotat e tij dhe Jazerin+ me kullotat e tij.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «Bijtë».
^ Quhet edhe Gershon në vargun 1.
^ Ose «Pasardhësit».
^ Ose «Pasardhësit».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «ishin të dhuruar».
^ Ose «kampeve të rrethuara me mur».
^ Ose «iu dhanë me short».
^ Fjalë për fjalë «nga familja e një fisi tjetër».
^ Shih Fjalorthin.

