Jobi 40:1-24

40  Jehovai i tha akoma Jobit:  2  «A duhet të hahet me të Plotfuqishmin+ ai që kapet pas kleçkave?Le të përgjigjet ai që e qorton Perëndinë.»+ 3  Jobi i tha Jehovait:  4  «E pra, unë jam fare i papërfillshëm.+Ç’të të përgjigjem?!Po e mbyll gojën.*+  5  Një herë fola dhe nuk do të përgjigjem më;madje dy herë, dhe s’do të shtoj më asgjë.» 6  Jehovai i foli Jobit nga stuhia:+  7  «E pra, tani, ngjishe rrobën në ijë po të jesh burrë,+dhe unë do të të pyes e ti m’u përgjigj.+  8  Vallë, ti do ta hedhësh poshtë drejtësinë time?Mos vallë do të më shpallësh mua fajtor që të dalësh vetë i drejtë?+  9  A thua krahu yt është si ai i Perëndisë së vërtetë?+A mund të gjëmojë zëri yt si zëri i tij?+ 10  E pra, stolisu me epërsi+ e madhështi;+vishu me lavdi+ e shkëlqim.+ 11  Zbraze vërshimin e zemërimit tënd të furishëm,+shihe çdo fodull dhe përule. 12  Po, shihe çdo fodull dhe poshtëroje;+shtypi të ligjtë ku të jenë. 13  Fshihi të gjithë bashkë në dhé,+dhe mbylli në vend të fshehtë. 14  E pra, unë vetë do të të lavdëroj,sepse dora jote e djathtë mund të të shpëtojë. 15  Ja, behemothin* e kam bërë unë, ashtu si edhe ty.Ai ha bar të gjelbër+ njësoj si demi. 16  Fuqia e tij qëndron tek ijët,dhe forca e tij e madhe+ te muskujt e barkut. 17  E luan bishtin si cedër.Muskujt e kofshëve i thuren bashkë. 18  Eshtrat e tij janë si tuba bakri,kockat e tij të forta si shufra hekuri të farkëtuar. 19  Ai është fillimi i udhëve të Perëndisë.Vetëm Bërësi i vet+ mund t’i afrohet me shpatë. 20  Malet i japin ushqim;+atje lodrojnë tërë egërsirat. 21  Shtrihet nën xinxifeose në kallamishte+ e këneta.+ 22  Xinxifet e mbulojnë me hijen e tyre,plepat e luginave të përrenjve e rrethojnë. 23  Edhe sikur të vërshonte lumi, ai nuk do t’ia mbathte në panik.Edhe sikur Jordani+ t’i sulej në gojë, ai do të ishte i sigurt. 24  A mund t’i dalë kush para e ta kapë?A mund t’ia shpojë kush hundën me grremç?

Shënimet

^ Shih shënimin te Jb 21:5.
^ Fjala në hebraisht për hipopotamin.