Jobi 19:1-29
19 Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:
2 «Deri kur do të ma acaroni shpirtin+dhe do të më dërrmoni me fjalë?+
3 Më qortuat plot dhjetë herë.Si s’ju vjen turp që silleni kaq ashpër me mua!+
4 Edhe në paça gabuar,+gabimi im do të më ngelet mua.
5 Nëse mbaheni me të madh para meje+dhe e quani me vend poshtërimin që më bëhet,+
6 dijeni se Perëndia më ka mashtruardhe më ka zënë në rrjetën e tij.+
7 Unë bërtas: ‘Sa keqdashje!’, por s’marr asnjë përgjigje;+thërras për ndihmë, por s’ka drejtësi.+
8 Shtegun ma ka zënë me një mur të gurtë,+ e s’mund të kaloj,rrugët me errësirë m’i mbulon.+
9 Më zhveshi nga lavdia,+ma hoqi kurorën nga koka.
10 Më shkatërroi nga çdo anë, e po shkoj;ma shkuli shpresën si të ishte pemë.
11 Kundër meje iu ndez zemërimi,+më quan armikun e vet.
12 Trupat e tij vijnë së bashku, më rrethojnë+dhe fushojnë rreth e përqark tendës sime.
13 Vëllezërit m’i largoi,+të njohurit m’u bënë si të huaj.
14 Nuk kam më shokë të ngushtë,+dhe ata që njoh më harruan,
15 po, ata që janë të ardhur në shtëpinë time;+ edhe skllavet e mia më shohin si të panjohur.Jam si i huaj në sytë e të gjithëve.
16 I thërras shërbëtorit, por ai s’përgjigjet.Me gojën time i përgjërohem për dhembshuri.
17 Fryma ime është e pështirë për gruan time,+e jam i neveritshëm edhe për bijtë që kanë dalë nga barku i nënës sime.
18 Edhe djemtë e vegjël më përbuzin,+mos të guxoj as të çohem, se ata flasin kundër meje.
19 Miqve të mi të ngushtë u vjen pështirë nga unë,+ata që i doja, më janë kthyer kundër.+
20 Të gjitha kockat e trupit më numërohen nën lëkurë,+mezi i shpëtova vdekjes.*
21 Pak mëshirë, pak mëshirë për mua, o shokët e mi,+se dora e Perëndisë më ka prekur.+
22 Pse më përndiqni si bën Perëndia,+e s’keni të ngopur me mishin tim?!
23 Ah, sikur të shkruheshin fjalët e mia!Ah, sikur të hidheshin në një libër!
24 Ah, sikur të gdhendeshin përgjithnjë në shkëmbme një kunj hekuri+ dhe me plumb!
25 Unë e di mirë se shpenguesi+ im është gjallë,dhe do të ngrihet+ mbi dhé, pasi unë të kem shkuar.
26 Pasi të ma kenë rrjepur lëkurën, do të më ndodhë kjo.Edhe pse i tretur në mish, do të shoh Perëndinë,
27 po, do ta shoh unë vetë,+me sytë e mi, jo ndonjë tjetër.Po tretem nga malli për të.*
28 Ju thoni: ‘E si të përndiqkemi+ ne?’për të treguar që rrënja e problemit qenkam unë.
29 Trembjuni shpatës,+sepse ajo bën kërdinë kundër fajtorëve,që ta dini se ka një gjykatës.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «shpëtova me lëkurën e dhëmbëve».
^ Fjalë për fjalë «veshkat më janë lëshuar».

