Jobi 14:1-22
14 Njeriu i lindur nga një grua+është jetëshkurtër+ dhe i mbytur me halle.+
2 Si lulja çel e këputet,+ikën me të shpejtë si hija+ dhe nuk është më.
3 Ja pra, te ky njeri i ke ngulur sytë,dhe ai duhet të përballet me ty në gjyq.+
4 Kush mund të nxjerrë një të pastër nga një i papastër?+Askush.
5 Ditët e njeriut janë të numëruara,+se sa muaj ka, është në dorën tënde.Ke nxjerrë një dekret, që ai të mos e kalojë cakun.
6 Hiqi sytë nga ai, që të gjejë pak prehje,+e të kënaqet nga dita, ashtu si mëditësi.
7 Edhe për një pemë ka shpresë.Nëse pritet, ajo mbin sërish,+dhe prej saj dalin gjithmonë filiza.
8 Edhe sikur rrënjët në tokë t’i plaken,dhe trungu t’i kalbet në dhé,
9 ajo mugullon, me të ndier erën e ujit,+dhe nxjerr degë si bimë e re.+
10 Kurse njeriu vdes e dergjet i mundur,jep frymë dhe ku është pastaj?+
11 Ashtu si firojnë ujërat e detit,e lumi thahet e shteron,+
12 edhe njeriu shtrihet e nuk ngrihet më;+gjersa të mos jetë më qielli, nuk do të zgjohet,+nga gjumi nuk do të çohet.+
13 Ah sikur të më fshihje në Sheol!+Të më mbaje fshehur, gjersa të të shuhej zemërimi,të vije një afat+ e të më kujtoje!+
14 Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?+Do të prisja gjithë ditët e skllavërisë* sime,+derisa të më vinte lehtësimi.+
15 Ti do të më thërrisje, e unë do të të përgjigjesha.+Do të kishe mall për veprën e duarve të tua.
16 Tani m’i numëron hapat,+dhe veç mëkatin tim kërkon të gjesh.+
17 Rebelimin tim e mban të vulosur në një torbë,+dhe fajin tim të mbyllur me rrëshirë.
18 Megjithatë, edhe mali shembet e thërrmohet,edhe shkëmbi lëviz nga vendi.
19 Ashtu si gërryen uji gurin,dhe vërshimi i tij merr para dheun e tokës,ti ia shkatërron shpresën vdekatarit.
20 Ti e vë përfund dhe ai ikën përgjithnjë,+e shfytyron dhe e flak tutje.
21 Bijtë e tij nderohen, por ai as që e di;+ata shpërfillen, por ai as që e kupton.
22 Do të ketë dhembje sa të jetë gjallë,dhe do të vajtojë sa të rrojë.»*
Shënimet
^ Kjo fjalë i referohet në mënyrë simbolike skllavërisë në vdekje.
^ Fjalë për fjalë «do të ketë dhembje derisa mishi i tij të jetë mbi të, dhe do të vajtojë derisa shpirti të jetë brenda tij».

