Jobi 33:1-33
33 E tani, o Job, dëgjoji fjalët e miadhe vërua veshin atyre që do të them.
2 E pra, nuk mund të mos e hap gojën,dhe gjuha e qiellza ime+ do të flasin.
3 Fjalët e mia burojnë nga drejtësia e zemrës,+dhe buzët e mia thonë me çiltërsi fjalë mençurie.+
4 Fryma e Perëndisë më krijoi,+dhe fryma e të Plotfuqishmit më solli në jetë.+
5 Nëse mundesh, m’u përgjigj,radhiti fjalët e rri gati.
6 Para Perëndisë së vërtetë unë jam njësoj si ti,+se nga argjila jam bërë+ edhe unë.
7 S’ke pse të frikesh nga unë;nuk do të të rëndoj.+
8 Në vesh më erdhën fjalët e tuadhe të dëgjova tek thoshe:
9 ‘Jam i kulluar, s’kam bërë asnjë shkelje;+jam i pastër e s’kam asnjë faj.+
10 Por ai gjen rast të më kundërvihet,dhe më sheh si armikun e tij.+
11 M’i vë këmbët në fallaka*+dhe vëzhgon tërë shtigjet e mia.’+
12 E pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë;+pasi Perëndia qëndron shumë më lart se vdekatari.+
13 Pse hahesh me të?+Ngaqë nuk u përgjigjet fjalëve të tua?!+
14 Perëndia flet një herë,madje dy+—edhe pse njeriu s’ia vë veshin—
15 në ëndrra,+ në vegime+ nate,kur njeriu bie në gjumë të thellë,kur dremit në shtrat.+
16 Atëherë ai ia hap njeriut veshët,+dhe këshillën e Tij e vulos,
17 që ta largojë njeriun nga veprimet e tij,+dhe ta shpëtojë nga krenaria e vet.+
18 Ai ia ruan shpirtin nga gropa e varrit,+dhe jetën se mos ia merr ndonjë shigjetë.+
19 Me dhembjet në shtratin e tij ai e qorton,dhe kockat e tij përleshen pa pushim.
20 Vuajtjet e jetës ia pështirosin bukën,+shpirti i tij ka neveri nga ushqimi që i pëlqen.
21 Mishi i tretet gjersa s’shihet më,kockat që s’dukeshin, tani duken sheshit.
22 Shpirti i tij i afrohet gropës,+dhe jeta e tij u afrohet atyre që sjellin vdekjen.
23 Po të ketë një lajmëtara zëdhënës, një në një mijë,për t’i treguar njeriut se ç’është e drejtë,
24 atëherë Perëndia do t’i tregojë hir e do t’i thotë:‘Le të mos shkojë në gropë!+Për të gjeta shpërblesë!+
25 Mishi iu bëftë më i freskët se në rini!+Iu ktheftë gjallëria si në ditët e rinisë!’+
26 Do t’i përgjërohet Perëndisë që të gjejë ëndje tek ai,+do ta shohë fytyrën e tij kur brohoret plot hare,dhe Perëndia do ta kthejë vdekatarin në drejtësinë e Tij.
27 Para njerëzve do të këndojë e do të thotë:‘Mëkatova+ dhe të drejtën e shtrembërova;patjetër këtë s’duhej ta bëja.
28 Ai e shpengoi shpirtin tim që të mos shkonte në gropë;+tani jeta ime do të shohë dritë.’
29 E pra, Perëndia vepron kështudy herë, madje tri herë, me njeriun,
30 që shpirti i tij të mos shkojë në gropë,+e të shndritë mbi të drita e të gjallëve.+
31 Më mbaj vesh, o Job! Më dëgjo!Hesht, se kam ende për të folur.
32 Po pate ndonjë fjalë për të më thënë, m’u përgjigj;fol, se jam kënaqur nga drejtësia jote.
33 Në mos jo, më dëgjo mua;+hesht, dhe unë do të të mësoj mençurinë.»

