Jobi 32:1-22

32  Kështu ata të tre nuk i kthyen më përgjigje, se Jobi ishte i drejtë në sytë e vet.+  Mirëpo Elihut, birit të Barakelit, buzitit,+ nga familja e Ramit, iu ndez zemërimi. Iu ndez kundër Jobit, se e shpalli veten më të drejtë se Perëndia.+  Iu ndez edhe kundër tre shokëve të tij, sepse nuk kishin ditur t’i përgjigjeshin, përkundrazi, kishin bërë fajtor Perëndinë.+  Elihu kishte ç’t’i thoshte Jobit, por priti të mbaronin ata që ishin më të moçëm.+  Ai pa se ata të tre nuk i kishin dhënë asnjë përgjigje me gojën+ e tyre, ndaj iu ndez zemërimi edhe më shumë.  Kështu Elihu, biri i Barakelit, buzitit, tha:«Unë jam i ri në moshë,kurse ju të moshuar.+Ndaj u përmbajta dhe druheshat’ju tregoja njohurinë time.   Thashë: ‘Duhet të flasë mosha,dhe duhet të tregojnë mençuri vitet e shumta.’+   Në të vërtetë, vdekatarit, ia jep kuptueshmërinë+fryma, po, fryma e të Plotfuqishmit.   Nuk janë të mençur vetëm ata që kanë pasur ditë të gjata,+dhe nuk dinë të gjykojnë vetëm ata që janë të moshuar.+ 10  Prandaj them: ‘Dëgjomëni,se pikërisht unë do t’ju tregoj njohurinë time.’ 11  Prita të flisnit ju,dhe ua vura veshin arsyetimeve tuaja;+po, prita të gjenit fjalët. 12  Ju ndoqa me vëmendje,dhe asnjëri prej jush nuk e qortoi Jobin,po, askush nuk u dha përgjigje fjalëve të tij. 13  Prandaj mos thoni: ‘Ne kemi mençuri;+atë e hodhi poshtë Perëndia dhe jo njeriu.’ 14  Ai nuk m’i drejtoi mua ato fjalë,dhe unë nuk do t’i përgjigjem me fjalët tuaja. 15  Ju u shtangët e s’u përgjigjët më;fjalët ju ikën nga goja. 16  Prita, se ju nuk flisnit;rrinit të heshtur e nuk përgjigjeshit. 17  E tani, pikërisht unë do të them përgjigjen time,pikërisht unë do të tregoj njohurinë time, 18  sepse kam plot fjalë për të thënë;fryma më nxit përbrenda.*+ 19  Barku më është fryrë si vera e mbyllur;do që të plasë si kacekët e rinj.+ 20  Do të flas që të zbrazem,me buzët e mia do të përgjigjem.+ 21  Kurrë s’do t’ia mbaj anën njeriu;+dhe askujt nuk do t’i drejtohem me tituj lajkatues,+ 22  se as që di ta bëj këtë,përndryshe, Bërësi im+ do të më hidhte tej.

Shënimet

Fjalë për fjalë «bark».