Jobi 17:1-16
17 Fryma më është dërrmuar+ e ditët po më shuhen;s’më pret veçse varri.+
2 Më shpotitin me fjalë,+e syri im sheh veç rebelimet e tyre.
3 Të lutem, dil garant për mua para vetes sate.+Kush tjetër do të shtrëngonte duart+ me mua në shenjë garancie?
4 Ti ua ke mbyllur zemrën që të mos hyjë maturia,+prandaj nuk i lartëson.
5 U thonë shokëve që të marrin nga pasuria e tyre,ndërkohë që të bijve u ikën drita e syve.+
6 Perëndia më ka bërë gazin e botës,*+dhe mua më pështyjnë në fytyrë.+
7 Nga hidhërimi syri më është venitur,+dhe tërë gjymtyrët e mia janë porsi hije.
8 Të drejtët m’i ngulin sytë të shtangur,të pafajshmit irritohen me apostatët.
9 I drejti qëndron i patundur në udhën e tij,+dhe ai që i ka duart të pastra,+ bëhet gjithnjë e më i fortë.+
10 Por nisjani të gjithë nga e para; hë pra,se nuk gjej asnjë të mençur mes jush.+
11 Ditët e mia shkuan+ e planet m’u prishën,+po, dëshirat e zemrës sime.
12 Ditën ma kthejnë në natë,+ duke më thënë:‘Pas territ afron drita.’
13 Nëse ende pres, Sheoli do të jetë shtëpia ime;+në errësirë+ do ta shtroj shtratin.
14 Gropës së varrit+ do t’i thërras: ‘Je ati im!’Vemjes+ do t’i them: ‘Nëna ime dhe motra ime!’
15 Ku është, pra, shpresa ime?+Shpresën time, a e sheh kush?
16 Do të zbresë deri pas hekurave të Sheolit,kur ne të gjithë tok të shkojmë atje e të kthehemi në pluhur.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «shprehje proverbiale».

