Jobi 12:1-25

12  Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:  2  «Posi, veç ju keni të drejtë,dhe bashkë me ju do të marrë fund mençuria!+  3  Edhe unë kam një zemër+ ashtu si ju,e nuk qëndroj më poshtë se ju.+E kush nuk i di këto?  4  Jam bërë gazi i botës,+unë që i thërrisja Perëndisë e ai më përgjigjej.+Po, i drejti, i pafajshmi, është gazi i botës.  5  Ai që është rehat, tallet me gjëmën,+e mendon se u bie vetëm atyre që u merren këmbët.+  6  Në tendat e grabitësve s’ka halle,+ata që i ndezin zemërimin Perëndisë, janë të sigurtnjësoj si ata që mbajnë një perëndi në dorë.+  7  Por, pyet pak kafshët, dhe ato do të të mësojnë;+pyet zogjtë e qiellit, dhe ata do të të tregojnë!+  8  Vëri mendjen tokës, dhe ajo do të të mësojë;+edhe peshqit e detit+ do të ta tregojnë!  9  Cili ndër tërë këta nuk e di mirëse dora e Jehovait ka bërë gjithçka?+ 10  Po, ai ka në dorë shpirtin+ e çdo të gjallidhe frymën e çdo njeriu.*+ 11  A nuk i peshon veshi fjalët,+si shijon qiellza+ ushqimin? 12  A nuk kanë mençuri të moshuarit,+dhe kuptueshmëri ata që kanë ditë të gjata? 13  Perëndia ka mençuri dhe fuqi,+jep këshilla dhe ka kuptueshmëri.+ 14  Ai shemb, dhe askush nuk ndërton dot;+ai mbyll, dhe askush nuk hap dot.+ 15  Ai u vë fre ujërave, dhe ato shterojnë;+ai i dërgon, dhe ato ia ndryshojnë faqen dheut.+ 16  Ai ka forcë dhe mençuri;*+i tiji është ai që gabon dhe ai që mashtron.+ 17  I bën këshilltarët të ecin këmbëzbathur,+dhe gjykatësit i bën të marrë. 18  Liron vargonjtë që vënë mbretërit,+dhe u lidh një rrip në mes. 19  I bën priftërinjtë të ecin këmbëzbathur,+dhe ata që kanë zënë rrënjë në vendin e tyre, i përmbys.+ 20  Ua mbyll gojën njerëzve të besuar,dhe ua heq gjykimin pleqve. 21  Ai zbraz përçmimin mbi fisnikët,+dhe ua liron brezin të fuqishmëve. 22  Ai zbulon gjërat e thella, fshehur në errësirë,+dhe terrin e nxjerr në dritë. 23  I bën kombet të fuqishme, që t’i shkatërrojë,+i shtrin ato, që t’i dëbojë; 24  ua heq arsyen krerëve të popullit,që të enden në një shkreti pa udhë.+ 25  Ata kërkojnë rrugën me të prekur,+ atje ku s’ka dritë,dhe ai i bën të enden si të dehur.+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «mishi njerëzor».
^ Ose «mençuri praktike».