Jobi 9:1-35
9 Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:
2 «E di mirë se ashtu është.Por si mund të dalë i drejtë vdekatari në gjyq me Perëndinë?+
3 Nëse Ai dëshiron të hahet me të,+vdekatari nuk do t’i përgjigjej dot as një herë në një mijë.
4 Ai ka zemër të mençur dhe është plot fuqi.+Kush mund të tregohet kokëfortë me të dhe të dalë i paprekur?+
5 Ai zhvendos malet+ e për to s’dihet më asgjë;i përmbys nga zemërimi.+
6 Ai e bën tokën të tundet nga vendi,sa shtyllat+ e saj dridhen.
7 I thotë diellit të mos shkëlqejë,dhe bllokon* dritën e yjeve.+
8 Ai vetë, dhe askush tjetër, shpalos qiejt,+dhe shkel me këmbë dallgët e larta të detit.+
9 Ai bëri yjësinë Ash, yjësinë Kesil,yjësinë Kimah+ dhe dhomat e brendshme të Jugut.
10 Ai bëri gjëra madhështore e të pahetueshme,+gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar.+
11 Ai më kalon pranë, e unë nuk e shoh,shkon para meje, e unë nuk e dalloj.+
12 Nëse ai rrëmben, kush i bën dot ballë?Kush guxon t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’+
13 Perëndia nuk do ta ndalë zemërimin;+nën këmbët e tij do të përulen të fuqishmit e atij që vërsulet.*+
14 Aq më tepër duhet të matem unë, nëse i përgjigjem!Po të flas me të, duhet t’i zgjedh fjalët,+
15 por unë nuk do t’i përgjigjesha, edhe sikur të kisha të drejtë.+Madje do t’i lutesha për hir kundërshtarit tim në gjyq.+
16 Po ta thërrisja, a do të më përgjigjej?+S’ma ha mendja se do t’ia vinte veshin zërit tim.
17 Me një stuhi ai më dërrmon,dhe pa shkak plagët m’i shumon.+
18 Nuk më lë as të marr frymë,+dhe më ngop me hidhësi.
19 Nëse ka ndonjë të fuqishëm, më i fuqishmi është ai.+Sikur të kishte ndonjë gjykatës më të fortë, ah, sikur të më thërriste!
20 Edhe po të kisha të drejtë, goja ime do të më shpallte fajtor.Edhe të isha i pafaj, ai do të më nxirrte dredharak.
21 Edhe të isha i pafaj, as vetë s’do ta dija,ndaj nuk do ta doja jetën.
22 Një gjë është. Prandaj them:‘Ai i jep fund si të pafajit, si fajtorit.’+
23 Nëse një përmbytje e beftë do të sillte papritmas vdekje,ai do të tallej me dëshpërimin e të pafajshmit.
24 Toka është lënë në dorë të të ligjve,+dhe ai ua zë sytë gjykatësve.Po të mos i bëjë ai, e kush tjetër?
25 Ditët e mia rendin më shpejt se vrapuesi;+ato ikin pa parë asnjë të mirë.
26 Shkojnë si barkat e kallamit,si shqiponja që sulet mbi prenë e vet.+
27 Edhe kur them: ‘Do ta harroj brengën,+do të ndërroj çehre+ e do të çelem’,
28 tërë dhembjet që më kanë zënë, më tmerrojnë;+e di se nuk do të më quash të pafajshëm.
29 Me siguri do të dal fajtor.Pse të lodhem kot?!+
30 Edhe po të lahesha me ujë bore,e t’i pastroja duart me finjë,+
31 ti do të më zhytje në një gropë,dhe rrobat e mia do të më kishin neveri.
32 Se Ai nuk është njeri+ si unë, që t’i përgjigjem,e të dalim bashkë në gjyq.
33 S’ka njeri që të vendosë mes nesh,+e ta vërë dorën mbi ne të dy.
34 Le ta largojë nga unë shkopin e tij,+e të mos më kallë më lemeri.
35 Atëherë do të flas e nuk do të frikem,se zakonisht nuk jam i tillë.

