Jobi 28:1-28
28 Ka një vend ku gjendet argjenddhe një vend ku rafinohet ari.+
2 Hekuri nxirret nga dheu,+dhe nga guri del bakri.
3 Njeriu i vë cak errësirës.Cep më cep rrëmon për gurë+në errësirë e në terr.
4 Hap një pus miniere larg vendeve ku banojnë njerëz,+në vende të harruara ku nuk shkel këmba e njeriut.Vdekatarët futen atje duke u kacavarur të lidhur me litar.
5 Nga toka del ushqim,+por poshtë, ajo është kthyer përmbys si nga zjarri.
6 Gurët e saj kanë safir,+dhe në të ka pluhur ari.
7 Ky është shtegu që s’e ka njohur asnjë zog grabitqar,+dhe as e ka parë syri i hutës së zezë bishtgërshërë.+
8 Bishat e mëdha nuk e kanë shkelur,luani i ri nuk ka kaluar mbi të.
9 Njeriu e ngre dorën kundër strallit,dhe e përmbys malin nga themelet.
10 Brenda shkëmbinjve ai hap galeri që mbushen me ujë,+syri i tij sheh gjithfarë gjërash të çmuara.
11 Në vendet ku burojnë lumenjtë, ai ngre diga,+dhe gjërat e fshehura i nxjerr në dritë.
12 Mirëpo ku mund të gjendet mençuria,+dhe ku është vendi i kuptueshmërisë?
13 Vdekatari s’ka arritur t’ia njohë vlerën,+dhe nuk gjendet në vendin e të gjallëve.
14 Thellësia me ujë thotë:‘Nuk është brenda meje!’Edhe deti thotë: ‘Nuk është tek unë!’+
15 Ari i kulluar nuk mund të këmbehet me të,+as mund të blihet me argjend.
16 S’mund të blihet as me arin e Ofirit,+as me gurë të rrallë oniksi e me safir.
17 Ari dhe qelqi s’mund të krahasohen me të,as mund të këmbehet me ndonjë enë prej ari të kulluar.
18 Koralet+ dhe kristali as që mund të zihen në gojë para saj.Një torbë plot mençuri vlen shumë më tepër se një plot me margaritarë.+
19 Topazi+ i Kushit s’mund të krahasohet me të,s’mund të blihet as me ar të pastër.
20 Por nga vjen mençuria?+Ku është, pra, vendi i kuptueshmërisë?
21 Ajo i është fshehur syve të çdo të gjalli;+mbahet fshehur edhe nga zogjtë e qiellit.
22 Shkatërrimi dhe vdekja thonë:‘Me veshët tanë dëgjuam të flitet për të.’
23 Veç Perëndia e ka kuptuar udhën e saj,+dhe e di ku e ka vendin.
24 Sepse ai sheh deri në skajet e tokës,+dhe vështron çdo gjë që gjendet poshtë qiejve,
25 që të peshojë erën+dhe mat ujërat që t’i ndajë siç duhet.+
26 Kur vuri rregullat për shiun,+dhe bëri një rrugë për renë e stuhishme që gjëmon,
27 atëherë ai pa mençurinë dhe na e tregoi;ai e përgatiti dhe fund e krye e hetoi.
28 I tha njeriut:‘Ja, të kesh frikë nga Jehovai, kjo është mençuri,+dhe t’i largohesh së keqes, është kuptueshmëri.’»+

