Jobi 39:1-30
39 A e di ti kohën kur pjellin dhitë e malit që rrinë nëpër shkrepa?+A i vështron drenushat kur pjellin+ me dhembje?
2 A i numëron dot muajt hënorë që mbushin,ose a e di kohën kur pjellin?
3 Ato kërrusen kur dalin të vegjlit,kur lirohen nga dhembjet.
4 Të vegjlit e tyre bëhen të fortë e rriten në fushë;largohen e nuk kthehen më.
5 Kush e lëshoi zebrën+ të lirë,dhe kush e zgjidhi gomarin e egër,
6 të cilëve u dhashë për shtëpi rrafshinën e shkretëdhe për banesë vendin e kripur?+
7 Ai qesh me rrëmujën e qytetit,dhe zhurmat e ndjekësve+ as që i dëgjon.
8 Ai bredh maleve për të kullotur+dhe kërkon çdo bimë të gjelbër.+
9 Mos vallë demit të egër i pëlqen të të shërbejë?+Mos vallë do ta kalonte natën në grazhdin tënd?
10 A do ta lidhje demin e egër që të hapte brazda?A do ta vije të lesonte+ luginat pas teje?
11 A do t’i besoje, ngaqë është shumë i fuqishëm?A do t’ia lije atij në dorë atë për të cilën ke derdhur mund?
12 A do t’i zije besë se do t’i sillte te ti të korrat,dhe se do ta mblidhte drithin në lëmë?
13 Mos vallë rrahin me gëzim krahët e femrës së strucit,mos vallë i ka pendët dhe puplat si të lejlekut?+
14 Ajo i shtron vezët përtokë,dhe i vë të ngrohen në dhé,
15 e harron që mund t’i shkelë ndonjë këmbë,a mund t’i shtypë ndonjë kafshë e fushës.
16 Është e ashpër me zogjtë e vet, si të mos ishin të sajët.+Mundi i shkon kot se nuk ka merak për ta.
17 Se Perëndia ia hoqi nga mendja mençurinëdhe nuk i dha kuptueshmëri.+
18 Kur ngre dhe rreh krahët,ajo qesh me kalin dhe kalorësin.
19 A i jep dot ti fuqi kalit?+A ia vesh dot ti qafën me jele që valëviten nga era?
20 A e bën dot të kërcejë si karkalec?Turfullima e tij krenare të ngjall frikë.+
21 Rreh tokën me thundër+ në ultësirë dhe lodron me hov.U del përpara njerëzve të armatosur.+
22 Qesh me tmerrin dhe nuk frikësohet,+e as kthehet pas nga shpata.
23 E rreh kukura me shigjeta,tehu i heshtës dhe ushta.
24 E përpin dheun me sokëllima e furi,e nga gëzimi, s’u beson veshëve kur dëgjon tingullin e bririt.
25 Me të dëgjuar bririn, thotë: ‘Ah, sa mirë!’E nuhat betejën që nga larg,poteren e prijësve dhe britmat e luftës.+
26 A thua falë kuptueshmërisë sate fajkoi ngrihet lart,dhe i shtrin krahët drejt jugës?
27 Mos vallë ti e urdhëron shqiponjën+ të ngrihet lart fluturim,dhe ta bëjë folenë në vende të larta?+
28 Ti e urdhëron që të banojë shkrepave dhe ta kalojë natënnëpër thepat e shkrepave e nëpër vende të paarritshme?
29 Që atje kërkon ushqim,+sytë e saj vrojtojnë prej së largu.
30 Zogjtë e saj thithin gjak;ajo është atje ku ka të vrarë.»+

