Jobi 1:1-22

1  Në vendin e Uzit+ ishte një njeri që quhej Job.*+ Ai ishte i paqortueshëm+ dhe i drejtë,+ kishte frikë nga Perëndia+ dhe i largohej së keqes.+ 2  I kishin lindur shtatë bij dhe tri bija.+ 3  Ai kishte shtatë mijë kokë dhen, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarica+ dhe shumë e shumë shërbëtorë. Po, ai ishte më i kamuri ndër ata që jetonin në Lindje.+ 4  Bijtë e tij shkonin e shtronin gosti+ me radhë në shtëpitë e njëri-tjetrit. Ftonin edhe tri motrat e tyre, që të hanin e të pinin tok. 5  Kur mbaronin ditët e gostisë, Jobi u çonte fjalë të shenjtëroheshin,+ kurse vetë ngrihej herët në mëngjes dhe paraqiste flijime të djegura+ për secilin prej tyre; sepse thoshte: «Kushedi, mbase bijtë e mi kanë mëkatuar dhe e kanë mallkuar+ Perëndinë në zemrën e tyre.»+ Kështu bënte Jobi gjithmonë.+ 6  Erdhi dita që bijtë e Perëndisë+ së vërtetë hynë e u paraqitën para Jehovait.+ Me ta+ hyri edhe Satanai.+ 7  Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Nga vjen?» Satanai ia ktheu Jehovait: «Kam bredhur nëpër tokë+ dhe i kam rënë lart e poshtë.»+ 8  Jehovai i tha Satanait: «A e ke vënë re Jobin, shërbëtorin tim? A ke vënë re që nuk ka në tërë tokën njeri si ai,+ të paqortueshëm+ dhe të drejtë,+ që ka frikë nga Perëndia+ dhe që i largohet së keqes?»+ 9  Sakaq Satanai ia ktheu Jehovait: «Vallë, më kot ka frikë Jobi nga Perëndia?!+ 10  A nuk ke ngritur një gardh rreth tij,+ rreth shtëpisë së tij dhe rreth gjithçkaje që ka përqark? Ti ke bekuar punën e duarve të tij+ dhe kopetë e tij janë përhapur në mbarë tokën. 11  Por, a mund ta zgjatësh dorën e të prekësh çdo gjë që ka? Pastaj shih po nuk të mallkoi sy më sy!»+ 12  Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Mirë pra, gjithçka që ka, e ke në dorë. Veç kundër atij vetë mos e zgjat dorën!» Kështu, Satanai u largua nga prania e Jehovait.+ 13  Ditën kur bijtë dhe bijat e tij po pinin verë e po hanin në shtëpinë e vëllait të tyre të madh,+ 14  një lajmës+ vajti te Jobi dhe i tha: «Qetë po lëronin+ dhe gomaricat po kullotnin afër tyre, 15  kur ia behën sabeatitët+ dhe i grabitën, kurse shërbëtorët i vranë me shpatë. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.»+ 16  Teksa ky fliste, erdhi tjetri dhe tha: «Nga qielli+ ra një zjarr nga Perëndia, që u vuri flakën deleve dhe shërbëtorëve e i përpiu. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them. 17  Teksa ai fliste, erdhi një tjetër dhe tha: «Kaldeasit+ bënë tri grupe, iu turrën deveve dhe i morën, kurse shërbëtorët i vranë me shpatë. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.» 18  Teksa ai fliste, erdhi edhe një tjetër dhe tha: «Bijtë dhe bijat e tua po pinin verë+ e po hanin në shtëpinë e vëllait të tyre të madh, 19  kur ja, nga shkretëtira erdhi një erë e fortë,+ që goditi katër qoshet e shtëpisë. Kështu shtëpia u shemb mbi fëmijët e tu dhe ata vdiqën. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.» 20  Pas këtyre fjalëve, Jobi u ngrit, shqeu+ petkun pa mëngë, qethi kokën,+ u ul përtokë,+ u përkul+ 21  dhe tha:«Lakuriq dola nga barku i nënës,+e lakuriq do të largohem.+Jehovai m’i dha,+ Jehovai m’i mori.+Qoftë përherë i bekuar emri i Jehovait!»+ 22  Në të gjitha këto, Jobi nuk mëkatoi dhe nuk fajësoi në asnjë mënyrë Perëndinë.+

Shënimet

^ «Job». Heb.: ʼIjóhv, që do të thotë «Objekt armiqësie».