Jobi 20:1-29

20  Atëherë Zofari, namatiti, ia ktheu:  2  «Prandaj ato që ke thënë më nxitin mendime turbulluese,dhe ndihem i trazuar përbrenda.  3  Po dëgjoj një këshillë fyese;po m’u përgjigjka një njeri, që s’kupton kurrë sa kuptoj unë.  4  A nuk e ke ditur gjithnjë këtëqë dihet qysh kur u krijua njeriu në tokë,+  5  se britma e gëzuar e të ligut është jetëshkurtër,+dhe gëzimi i apostatit zgjat veç një çast?  6  Ndonëse shkëlqimi i tij ngjitet deri në qiell,+dhe koka e tij prek retë,  7  ai do të zhduket përgjithmonë si jashtëqitja e vet;+ata që e shihnin, do të thonë: ‘Ku është?’+  8  Do të mbarojë si një ëndërr, e nuk do të gjendet më;do të kalojë si një vegim nate.+  9  Syri që e shihte, s’do ta shohë më,+e as vendi i tij.+ 10  Bijtë e tij do të kërkojnë hir nga fukarenjtë,duart e tij do të kthejnë gjërat e tij me vlerë.+ 11  Kockat e tij ishin plot forcë rinore,por ajo do të shkojë bashkë me të në pluhur.+ 12  Sikur e keqja në gojën e tij të jetë e ëmbël,sikur ta mbajë poshtë gjuhës që ta tretë, 13  sikur ajo t’i shijojë, e ai të mos i shqitet,sikur ta mbajë fshehur pas qiellzës, 14  ushqimi do t’i shndërrohet në zorrë,brenda tij, do t’i kthehet në vrer kobrash. 15  Pasuritë që ka gllabëruar, do t’i vjellë;Perëndia do t’ia shkulë nga barku. 16  Do të thithë helmin e kobrës;do të vdesë nga gjuha e nepërkës.+ 17  Nuk do t’i shohë kurrë rrjedhat e ujit,+as rrëketë e mjaltit dhe të gjalpit. 18  Mallin e gjënë e fituar do ta kthejë, dhe nuk do ta gllabërojë,ashtu si pasurinë e nxjerrë nga tregtia, por që s’do ta gëzojë.+ 19  Sepse dërrmoi, braktisi të varfrin;rrëmbeu shtëpinë që nuk e ndërtoi vetë.+ 20  Barku i tij s’do të gjejë prehje;gjërat e tij të çmuara s’do ta shpëtojnë.+ 21  S’mbetet gjë tjetër që ta gllabërojë,ndaj dhe mirëqenia e tij s’do të mbajë gjatë. 22  Kur të jetë në kulmin e bollëkut, do të ndiejë ankth,+mynxyra do t’i sulet me gjithë fuqinë e saj. 23  Ah, sikur për t’i mbushur barkun,Perëndia të dërgojë mbi të zemërimin e tij të zjarrtë,+ta hedhë mbi të si shi, e t’i mbushë zorrët. 24  Do t’ia mbathë+ nga arma prej hekuri,dhe do ta bëjë copë harku prej bakri. 25  Shigjeta do t’ia shpojë trupin tejpërtej,dhe një armë vezulluese do t’ia shpojë tëmthin.+Gjëra të tmerrshme do ta sulmojnë.+ 26  Thesaret e tij do t’i mbulojë errësira;do ta përpijë një zjarr që nuk e ndezi e nuk i fryu kush.+Atij që mbetet në tendën e tij, do t’i vejë keq. 27  Qielli do t’ia nxjerrë në shesh fajin,+dhe toka do të ngrejë krye kundër tij. 28  Një rrebesh do t’ia marrë para shtëpinë,shumë gjëra do të derdhen kundër tij, kur të vijë dita e zemërimit.+ 29  Këtë do të ketë i ligu nga Perëndia,+kjo është trashëgimia që do të marrë prej tij.»

Shënimet