Jobi 22:1-30
22 Pastaj e mori fjalën Elifazi, temaniti:
2 «Ç’i hyn në punë njeriu Perëndisë?+Ç’i hyn në punë ai që ka gjykim të thellë?
3 Ç’kënaqësi ka i Plotfuqishmi, edhe nëse ti je i drejtë?+Ç’fiton ai, edhe nëse ti je i paqortueshëm në udhën tënde?+
4 Mos vallë për nderimin që i tregon, po të qortondhe po përballet me ty në gjyq?+
5 A nuk e ke mbushur kupën me ligësinë tënde?+A do të marrin ndonjëherë fund fajet e tua?
6 Se ti u mban peng vëllezërve pa shkak,+dhe i zhvesh ata që s’kanë ç’të veshin.
7 Të lodhurit nuk i jep asnjë gllënjkë ujë,dhe të uriturit ia mban bukën.+
8 Njeriu me fuqi ka toka,+dhe në to banon ai që e mbajnë me hatër.
9 Vejushat ti i përzë duarbosh,jetimëve* ua dërrmon krahët.+
10 Prandaj të rrethojnë ngado gracka zogjsh,+e të shqetësojnë tmerre të papritura,
11 ose një errësirë që s’të lë të shohësh,dhe një vërshim ujërash të mbulon.
12 A nuk është Perëndia i lartë sa qielli?+Shihi gjithë yjet se sa lart janë!+
13 Por ti thua: ‘E ku di gjë Perëndia?A gjykon dot ai përmes territ të zi?
14 Ai fshihet pas reve, ndaj nuk sheh;nëpër kupën qiellore endet.’
15 Ende do të ndjekësh udhën e moçme,ku kanë shkelur të ligjtë,
16 njerëz që i ka rrëmbyer vdekja para kohe,+me themelet+ që u zhduken dhe u ikin si lumi,
17 që i thonë Perëndisë së vërtetë: ‘Largohu nga ne!+E ç’mund të na bësh ti, o i Plotfuqishëm?’
18 Prapëseprapë, ai ua mbushi shtëpitë me të mira.+Kurse unë u rri larg këshillave të këqija.+
19 Të drejtët do të shohin rrënimin e tyre e do të gëzojnë,+i pafajshmi do të tallet me ta:
20 ‘Kundërshtarët tanë u shuan;dhe ç’mbetet prej tyre, do ta përpijë zjarri.’
21 E pra, njihe Perëndinë, që të gëzosh paqe,kështu do të të vijnë të mira.
22 E pra, dëgjoje ligjin që del nga goja e tij,dhe fjalët e tij rrënjosi në zemër.+
23 Nëse kthehesh tek i Plotfuqishmi,+ do të mëkëmbesh;nëse e mban padrejtësinë larg tendës sate,
24 nëse e hedh floririn e çmuar në dhé,dhe arin e Ofirit+ mes gurëve të luginës së përroit,
25 i Plotfuqishmi do të bëhet floriri yt i çmuardhe argjendi më i zgjedhur për ty.+
26 Se atëherë do të gjesh kënaqësi të thellë tek i Plotfuqishmi+dhe do ta ngresh fytyrën drejt Perëndisë.+
27 Do t’i përgjërohesh, dhe ai do të të dëgjojë,+zotimet e tua do t’i plotësosh.+
28 Ti do të vendosësh për diçka dhe ashtu do të dalë.Në udhët e tua do të shkëlqejë drita.+
29 Sepse po të flasësh me arrogancë, do të poshtërohesh;+atë që i mban sytë përdhe, ai do ta çlirojë.+
30 Të pafajin ai do ta shpëtojë,+dhe ti do të shpëtosh falë pastërtisë së duarve të tua.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «djemve pa baba».

