Jobi 5:1-27
5 Thërrit, pra! A të përgjigjet kush?Cilit prej engjëjve të shenjtë* do t’i drejtohesh?
2 Sepse acarimi e vret të marrin,dhe zilia atë që joshet kollaj.
3 E pashë të marrin të lëshonte rrënjë,+dhe menjëherë e mallkova vatrën e tij.
4 Bijve të tij shpëtimi u rri larg,+ata shtypen te porta dhe askush s’i çliron.
5 Atë që korr ai, e ha i urituri;edhe atë që var në çengelat e kasapit, ia marrin.Gjithçka kanë, ua përpin gracka.
6 E keqja nuk del nga toka,e telashet nuk mbijnë nga dheu.
7 Njeriu ka lindur për të vuajtur,ashtu si shkëndijat për t’u ngjitur lart.
8 Unë për vete do t’i drejtohesha Perëndisë,dhe Atij do t’ia parashtroja çështjen time,+
9 Atij që bën gjëra madhështore e të pahetueshme,gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar;+
10 Atij që sjell shiun mbi faqen e dheut+dhe derdh ujëra mbi fusha;+
11 Atij që i lartëson të përulurit,+që të trishtuarit të lartohen e të gjejnë shpëtim;
12 Atij që ua prish planet dinakëve,+që duart t’u punojnë më kot;
13 Atij që i zë të mençurit në dinakërinë e tyre,+që planet e dredharakëve të marrin rrokullimën;+
14 edhe ditën janë në errësirë,në mes të ditës kërkojnë rrugën me të prekur, si të ishte natë;+
15 Atij që i shpëton njerëzit nga shpata e gojës së tyre,të varfrit nga dora e të fuqishmëve,+
16 që i përvuajturi të ketë shpresë,+dhe të padrejtit t’i mbyllet goja.+
17 Lum ai që Perëndia e ndreq!+Disiplinën e të Plotfuqishmit ti mos e hidh poshtë!
18 Sepse ai të sjell dhembje, por edhe ta lidh plagën;të bën copë, por edhe të shëron me dorën e vet.
19 Nga gjashtë vuajtje do të të çlirojë,+nga shtatë vuajtje do të dalësh i paprekur.+
20 Gjatë zisë së bukës Ai do të të shpengojë nga vdekja,+dhe gjatë luftës nga fuqia e shpatës.
21 Do të jesh i mbrojtur nga kamxhiku i gjuhës,+e kur t’ia behë grabitja, nuk do të kesh frikë.
22 Me grabitjen dhe urinë do të qeshësh.Bishat e tokës s’ke pse t’i kesh frikë.
23 Me gurët e fushës do të bësh besëlidhje,dhe me egërsirat e dheut do të rrosh në paqe.+
24 Brenda tendës sate do të ndiesh paqe,kur të kundrosh kullotat e tua, atje s’do të mungojë asgjë.
25 Ke për të parë sa të shumtë do të jenë bijtë+dhe pasardhësit e tu, si bimët e tokës.+
26 Nuk do të të shteren fuqitë gjersa të shkosh në varr,+do të jesh si kallëzat e grurit, që korren në kohën e vet.
27 Këto kemi zbuluar dhe kështu është.Dëgjoji dhe kuptoji për të mirën tënde.»
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «të shenjtëve».

