Jobi 30:1-31

30  Kurse tani qeshin me mua+ata që janë më të rinj se unë,+etërit e të cilëve nuk do të pranojaas t’i vija me qentë e kopesë sime.  2  Ç’do të më hynte në punë fuqia e duarve të tyre?Forca e tyre ka marrë fund.+  3  Nga skamja dhe uria janë të pajetë;ushqeheshin duke cimbisur vendin e thatë,+ku dje kishte shtrëngatë e shkretim.  4  Këputnin bar të kripur nëpër kaçuba,dhe hanin rrënjë gjineshtre.  5  Njerëzit i dëbonin nga mesi i tyre,+u bërtisnin si të ishin hajdutë.  6  Janë të detyruar të banojnë nëpër rrëpirat e luginave të përrenjve,nëpër vrimat e dheut e nëpër shkëmbinj.  7  Bërtisnin mes kaçubave,ngjisheshin poshtë hithrave.  8  Si bij të njerëzve të pamend+ e të paemër,u dëbuan nga vendi me kamxhik.  9  Dhe tani jam bërë kënga e tyre,+dhe për ta jam gazi i botës.+ 10  U vinte neveri nga unë e më rrinin larg.+Nuk m’i kursyen të pështyrat në fytyrë.+ 11  Ai ma liroi fillin e harkut dhe më poshtëroi,kurse ata i lëshuan frerët para meje. 12  Në të djathtën time u çuan si farë e keqe;m’i liruan këmbët,por më vunë pengesa për të më rrënuar.+ 13  Rrugët m’i prishën;hallet veç m’i shtuan,+madje pa i ndihmuar njeri. 14  Dilnin si nga një e çarë e madhe,mes shtrëngatës vërsuleshin mbi mua. 15  Tmerret e papritura janë kthyer mbi mua,fisnikërinë time e fshiu era,shpëtimi im mori fund, ashtu si davariten retë. 16  Jeta po më shuhet,*+më kanë mbërthyer ditë mundimesh.+ 17  Natën kockat+ më shpojnë sikur më shqiten nga trupi,dhe dhembjet që më therin, s’kanë të pushuar.+ 18  Nga fuqia e madhe edhe veshja më është shndërruar,më shtrëngon si jaka e rrobës. 19  Ai më hodhi në baltë,*dhe u bëra si pluhuri e hiri. 20  Të thërras për ndihmë, por ti s’më përgjigjesh;+unë rri në këmbë, që të më vësh re. 21  Tani je bërë mizor ndaj meje;+me tërë fuqinë e dorës sate shfren mllef kundër meje. 22  Ti çon erën që të më marrë e të më flakë tutje,pastaj më bën të mpakem mes një buçime. 23  Unë e di mirë se do të më çosh drejt vdekjes,+në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët. 24  Veçse askush nuk e shtrin dorën drejt një pirgu rrënojash,+dhe askush nuk thërret për ndihmë për vuajtjen time, teksa rrëgjohem. 25  Derdhja lot për atë që ishte në ditë të hallit,+shpirti im hidhërohej për të varfrin.+ 26  Prisja të mirën, por më vinte e keqja;+prisja dritën, por më vinte terri. 27  Zorrët më zienin e s’pushonin;më erdhën ditë mundimi. 28  Endesha i trishtuar+ atje ku s’hynte drita e diellit.Në mes të kongregacionit ngrihesha e klithja për ndihmë. 29  U bëra vëllai i çakejvedhe shok i zogjve të strucit.+ 30  Lëkura m’u nxi+ e më ra,kockat më përvëlonin nga zjarrmia. 31  Harpa ime nxirrte veç tinguj zie,pipëza ime vajtonte bashkë me ata që qanin.

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «shpirti im po derdhet».
^ Fjalë për fjalë «argjilë».