Jobi 4:1-21
4 Atëherë Elifazi,+ temaniti, ia ktheu:
2 «Sikur të provonte njeri të të thoshte një fjalë, a nuk do të mërziteshe?Por kush mund t’u vërë fre fjalëve?
3 E pra, ti ke ndrequr shumë njerëz,+dhe u ke dhënë forcë duarve të pafuqishme.+
4 E ngrije me fjalë këdo që pengohej,+dhe gjunjët e këputur i forcoje.+
5 Por tani që e keqja të zuri ty, ti u mërzite;tani që të ra ty, u trondite.
6 Nderimi që ke për Perëndinë, a nuk është themeli i besimit tënd?Integriteti+ që tregon në udhët e tua, a nuk është burimi i shpresës sate?
7 Por, po të kërkoj të mos harrosh këtë: kur ka ndodhur që një i pafajshëm të vdesë?Kur ka ndodhur që të zhduket një i drejtë?+
8 Nga sa kam parë unë, ata që thurin të këqijadhe që mbjellin telashe, këto i korrin vetë.+
9 Nga fryma e Perëndisë ata vdesin,dhe nga shkulmi i zemërimit të tij marrin fund.
10 Edhe pse luani ulëret dhe luani i ri ngre zërin,luanëve të rinj me krifë u thyhen dhëmbët;
11 luani ngordh ngaqë nuk gjen gjah,këlyshët e luanit shpërndahen.
12 Një fjalë më erdhi në fshehtësi,dhe veshi më kapi pëshpëritjen e saj.+
13 Më erdhën mendime turbulluese me vegimet e natës,atëherë kur njerëzit bien në gjumë të thellë.
14 Më pushtoi tmerri dhe të dridhurat,tërë kockat e mia i mbërtheu tmerri.
15 Një frymë kaloi mbi mua,dhe qimet m’u ngritën përpjetë.
16 Ajo u ndal,por unë nuk munda t’ia shquaja pamjen;diçka më qëndronte përballë;qe heshtje, por pastaj dëgjova një zë:
17 ‘A mund të jetë vdekatari më i drejtë se Perëndia?!A mund të jetë njeriu më i pastër se Bërësi i tij?!’
18 As shërbëtorëve të vet ai s’u zë besë.Edhe engjëjve* të tij u gjen të meta.
19 E aq më tepër atyre që banojnë në shtëpi prej balte,me themelet në pluhur!+Shtypen më kollaj se mola.
20 Nga mëngjesi gjer në mbrëmje bëhen copë e çikë;zhduken përgjithmonë dhe askush s’e vë re.
21 A nuk janë si litarët e tendës që shkulen?Ata vdesin, ngaqë s’kanë mençuri.
Shënimet
^ Ose «lajmëtarëve të tij».

