Jobi 29:1-25

29  Jobi vazhdoi me shprehjet e tij proverbiale:  2  «Ah të isha prapë si në muajt hënorë të dikurshëm,+si në ditët kur Perëndia më ruante;+  3  kur llamba e tij shkëlqente në kokën time,kur ecja mes errësirës me dritën e tij;+  4  siç isha në pranverën e jetës sime,+kur gëzoja miqësi të ngushtë me Perëndinë në tendën time;+  5  kur i Plotfuqishmi ishte ende me mua,kur shërbëtorët më rrinin përqark!  6  Kur këmbët më laheshin në gjalpë,dhe nga shkëmbi rridhnin rrëke vaji për mua.+  7  Kur dilja te porta e qytetit,+te sheshi e përgatitja vendin ku rrija!+  8  Djemtë më shihnin e fshiheshin,dhe pleqtë çoheshin e rrinin në këmbë.+  9  Princat i ndalnin fjalëtdhe e mbyllnin gojën.*+ 10  Prijësit nuk nxirrnin më zëdhe gjuha u ngjitej pas qiellzës.+ 11  Veshi që dëgjonte, më shpallte të lumtur,dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua. 12  Sepse e çliroja të munduarin që thërriste për ndihmë,+jetimin* dhe këdo që s’kish kush ta ndihmonte.+ 13  Më zinin bekimet+ e atij që po vdiste,zemrën e vejushës e gëzoja.+ 14  Isha veshur me ndershmëri, dhe ajo më mbështillte.+Drejtësia ime ishte si një petk e një çallmë. 15  Isha sy për të verbrin,+dhe këmbë për të çalin. 16  Isha si baba për të varfrin,+dhe shqyrtoja çështjen ligjore të atij që s’e njihja.+ 17  Ua thyeja nofullat keqbërësve+dhe ua rrëmbeja prenë nga dhëmbët. 18  Thosha: ‘Në folenë time do të jap frymë,+dhe ditët e mia do të jenë si kokrrizat e rërës.+ 19  Rrënjët e mia janë shtrirë drejt ujit,+dhe vesa do të rrijë gjithë natën në degët e mia. 20  Shkëlqimi më përtërihet,dhe dora ime do të gjuajë përherë me hark.’ 21  Po, më dëgjonin; prisnindhe dëgjonin në heshtje këshillën time.+ 22  Pas fjalës sime nuk shtonin asgjë,se fjala ime binte mbi ta si pika vese që i freskonte.+ 23  Më prisnin si shiun,+e hapnin gojën si për shiun e pranverës.+ 24  Ata s’u besonin syve kur unë u buzëqeshja,dritën e fytyrës+ nuk ma shuanin. 25  Unë zgjidhja udhën për ta dhe isha si kreu i tyre;rrija si mbreti mes ushtrisë së tij,+si ngushëlluesi i atyre që mbajnë zi.+

Shënimet

^ Shih shënimin te Jb 21:5.
^ Shih shënimin te Jb 22:9.