Jobi 25:1-6
25 Pastaj e mori fjalën Bildadi,+ shuahiti:
2 «Në dorë të tij është sundimi dhe tmerri.+Ai vë paqe atje lart.
3 A kanë të numëruar trupat e tij?Mbi kë nuk shkëlqen drita e tij?
4 Ndaj si mund të ketë të drejtë vdekatari para Perëndisë?+Si mund të jetë i pastër njeriu i lindur nga një grua?+
5 Ja, edhe hëna nuk shndrit para tij;as yjet nuk janë të pastër në sy të tij.
6 Aq më tepër vdekatari, që s’është veçse vemje,dhe biri i njeriut, që s’është veçse krimb!»+

