Jobi 16:1-22

16  Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:  2  «Dëgjova boll fjalë të tilla.Të gjithë ju jeni ngushëllues të bezdisshëm!+  3  Si s’paskan fund fjalët e thëna në erë?+Ç’inat ju shtyn që të ktheni përgjigje?  4  Edhe unë fare mirë mund të flisja si ju.Sikur të ishte shpirti juaj në vend të shpirtit tim,sa bukur do të flisja edhe unë kundër jush,+e kundër jush do të tundja kokën!+  5  Me fjalët e gojës sime do t’ju jepja forcë,+dhe me ngushëllimin e buzëve të mia do t’jua lehtësoja dhembjen.  6  Nëse flas, dhembja nuk më lehtësohet,+e nëse e mbyll gojën, vallë, dhembja do të më pakësohej?  7  Por tani, Perëndia po më sfilit,+dhe gjithë sa ishin rreth meje, i çoi në rrënim.  8  Ti, o Perëndi, më ke mbërthyer, dhe kjo dëshmon+ kundër meje.Edhe dobësia ime ngrihet e jep prova kundër meje.  9  Zemërimi i tij më ka dërrmuar; kundër meje ai ushqen mëri+e kërcëllin dhëmbët.+Sytë e armiqve më shpojnë.+ 10  Hapin gojën kundër meje,+më qëllojnë me shuplaka faqeve, duke më poshtëruar,dhe mblidhen turmë kundër meje.+ 11  Perëndia më lë në dorë të çunakëve,dhe më vërvit në duart e të ligjve.+ 12  Isha rehat, por ai më shkundi,+më kapi nga zverku e më bëri copë-copë,më ka bërë shënjestrën e tij. 13  Harkëtarët+ e tij më rrethojnë ngado.M’i shpon veshkat+ pa pikë dhembshurie,e m’i zbraz tëmthat përtokë. 14  Më shkakton të çarë pas të çare;më vërsulet si një i fuqishëm.+ 15  Kam qepur copë thesi+ e drejt e në mish e kam veshur;e kam hedhur bririn* tim në pluhur.+ 16  Fytyra m’u skuq nga të qarat,+dhe mbi qepalla më rëndon hija e vdekjes,+ 17  edhe pse s’ka dhunë në duart e mia,dhe lutja ime është e sinqertë.+ 18  O tokë, mos e mbulo gjakun tim!+Mos pastë vend ku të ndalet klithma ime! 19  Ja pra, në qiej është ai që dëshmon për mua,dëshmitari im është atje lart.+ 20  Shokët e mi janë zëdhënës që flasin kundër meje;+unë shoh nga Perëndia e s’vë gjumë në sy.+ 21  Do të vendoset me gjyq mes njeriut dhe Perëndisë,siç vendoset mes njeriut dhe shokut të tij.+ 22  Mbeten edhe pak vjet,e unë do të marr shtegun, nga i cili s’ka më kthim.+

Shënimet

^ Briri i një kafshe përdoret shpesh në Bibël si simbol i forcës, fuqisë ose autoritetit.