Jobi 34:1-37
34 Elihu vazhdoi të thoshte:
2 «Dëgjoni, o të mençur, fjalët e mia,dhe ma vini veshin, ju që keni njohuri.
3 Se veshi i peshon fjalët,+ashtu si qiellza shijon atë që ha.+
4 Le të zgjedhim gjykimin e drejtë;le të njohim mes nesh atë që është e mirë.
5 Se Jobi tha: ‘Patjetër kam të drejtë,+por Perëndia e hodhi tej drejtësinë time.+
6 Mos po gënjej kundër së drejtës sime?Plaga ime e rëndë është e pashërueshme, ndonëse s’kam bërë asnjë shkelje.’+
7 Ku ka njeri si Jobi,+që e pi përqeshjen si ujë?+
8 Ai po shkon drejt shoqërisë me ata që merren me të këqijadhe drejt shtegut të të ligjve.+
9 Se tha: ‘Njeriu s’fiton gjë+duke gjetur ëndje te Perëndia.’
10 Prandaj, o njerëz me arsye,+ më dëgjoni!Larg qoftë që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi,+që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!+
11 Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprimeve të tij,+dhe hedh mbi të atë që i takon sipas shtegut që ka marrë.
12 Po, kështu është, Perëndia nuk vepron me ligësi,+dhe i Plotfuqishmi nuk e shtrembëron drejtësinë.+
13 Kush vallë ia la në dorë tokën?Kush e caktoi mbi mbarë dheun?
14 Po ta kthente vëmendjen drejt dikujt,po t’ia merrte sërish frymën dhe frymëmarrjen,+
15 çdo gjallesë do të jepte frymë,e njeriu do të kthehej në pluhur.+
16 Pra, nëse kuptoni, dëgjoni;vëruani veshin fjalëve të mia.
17 A sundon, vallë, ai që e urren drejtësinë?+Një të fuqishëm që është i drejtë, a e shpallni, vallë, të lig?+
18 Mos vallë i thuhet një mbreti: ‘Ti s’ke pikë vlere!’Mos vallë u thuhet fisnikëve: ‘Të ligj!’+
19 Ka një që nuk u mban anën princave,nuk nderon fisnikët më shumë se të përvuajturit,+se janë që të gjithë vepër e duarve të tij.+
20 Vdesin brenda një çasti,+ madje në mes të natës;+njerëzit i zënë dridhmat e kalojnë tutje,të fuqishmit ikin tej pa i prekur kush me dorë.+
21 Sepse ai i mban sytë tek udhët e njeriut,+dhe sheh tërë hapat e tij.
22 S’ka errësirë e terrku të fshihen ata që merren me të këqija.+
23 Se Perëndia nuk i cakton një kohë njeriut,që të dalë para tij për t’u gjykuar.
24 Ai i thyen të fuqishmit+ pa hetuar,dhe në vend të tyre ngre të tjerë.+
25 E pra, ai i njeh veprat e tyre,+ndaj i përmbys natën, e ata dërrmohen.+
26 Ai i godet si të ishin të ligj,i godet në sy të të gjithëve.+
27 Se i kthyen shpinën e nuk e ndoqën më,+dhe asnjë nga udhët e tij nuk mbajtën parasysh,+
28 aq sa klithma e të përvuajturve arriti gjer tek ai,dhe ai e dëgjoi klithmën e të munduarve.+
29 Kush mund ta dënojë Perëndinë, kur ai jep prehje?Kur e fsheh fytyrën,+ kush mund ta shohë?Për të është njësoj, si t’ia fshehë fytyrën një kombi,+ si t’ia fshehë një njeriu.
30 Për pasojë apostati nuk sundon dot,+dhe popullit nuk i vihet asnjë grackë.+
31 A ka ndonjë që t’i thotë Perëndisë:‘Kam hequr shumë, edhe pse s’kam bërë asnjë të keqe;+
32 ato që s’i shoh dot, m’i mëso;nëse kam bërë ndonjë padrejtësi,s’do ta bëj më.’+
33 Përderisa hodhe poshtë gjykimin e tij, mos vallë ai do të t’i shpërblejë vuajtjet si të pëlqen ty?Sepse këtë zgjedhje e bëre ti, jo unë.Thuaje, pra, atë që di.
34 Njerëzit me arsye,+madje të mençurit që më dëgjojnë, do të më thonë:
35 ‘Jobi flet pa ditur,+fjalët e tij nuk tregojnë gjykim të thellë.’
36 O ati im, le të sprovohet Jobi deri në fund,për përgjigjet që dha mes atyre që bëjnë keq.+
37 Se mëkatit të tij, i shton edhe rebelimin;+përplas duart para nesh dhe i shton fjalët kundër Perëndisë së vërtetë!»+

