Jobi 8:1-22
8 Pastaj e mori fjalën Bildadi, shuahiti:+
2 «Deri kur do të flasësh kështu?+Deri kur fjalët e gojës sate do të jenë si erë e tërbuar?+
3 Mos vallë Perëndia do të gjykojë shtrembër?+Mos vallë i Plotfuqishmi do të shtrembërojë drejtësinë?+
4 Meqë bijtë e tu mëkatuan kundër tij,ai i la të korrnin pasojat e rebelimit të tyre.
5 Po të kërkoje Perëndinë,+e t’i luteshe të Plotfuqishmit për hir,
6 po të ishe i drejtë e i kulluar,+tani ai do të ishte zgjuar për ty,e do të mëkëmbte çerdhen tënde të drejtësisë.
7 Dhe, si ishe në fillim, s’do të të dukej gjë,në krahasim me si do të ishe në fund.+
8 E pra, pyet për brezat e shkuar,+e vëri mendjen gjithë asaj që zbuluan etërit e tyre.+
9 Sepse ne kemi lindur dje,+ e nuk dimë asgjë,dhe ditët tona në tokë janë si hije.+
10 Ata, a nuk do të të tregonin e mësoninme fjalë të dala nga zemra?
11 A hedh shtat papirusi+ jashtë kënetës?A rritet, vallë, kallami pa ujë?
12 Do të thahej më parë se çdo bar tjetër,ndonëse ende i gjelbër dhe i paprerë.+
13 Kështu janë shtigjet e tërë atyre që e harrojnë Perëndinë,+dhe kështu merr fund shpresa e apostatit,+
14 atij që siguria i venitet,e që mbështetet në pëlhurën e merimangës.+
15 Ai mbahet tek ajo, por ajo griset;kapet pas saj, por ajo nuk mban.
16 Ai është si bima plot njomësi kur është në diell,dhe në kopshtin e tij lëshon filiza.+
17 Në një pirg gurësh i pleksen rrënjët,dhe ky bëhet shtëpia e tij prej guri.
18 Nëse dikush e shkul,edhe vendi ku ishte,+ e mohon e thotë: ‘S’të kam parë kurrë.’+
19 Ky është fundi i udhës së tij,+e nga dheu mbijnë të tjera bimë.
20 E pra, Perëndia nuk hedh poshtë asnjë njeri të paqortueshëm,dhe as e kap për dore keqbërësin.
21 Gojës sate do t’i jepte veç buzëqeshje,buzëve të tua, britma hareje.
22 Ata që do të të urrenin, do t’i mbulonte turpi,+dhe tenda e të ligjve do të zhdukej.»

