Jobi 37:1-24
37 Nga kjo zemra më dridhet+e më hidhet përpjetë.
2 Dëgjojeni me vëmendje uturimën e zërit të tij,+dhe gjëmimin që del nga goja e tij.
3 I lëshon nën tërë qiejt,vetëtimat+ e tij arrijnë deri në skajet e dheut.
4 Pas tyre dëgjohet një gjëmim.Ai buçet+ me zërin e tij madhështor.+Kur dëgjohet zëri i tij, vetëtimat nuk i përmban.+
5 Zëri i Perëndisë gjëmon+ në mënyrë të mrekullueshme,e bën gjëra madhështore që ne s’mund t’i dimë.+
6 Ai i thotë borës: ‘Bjer në tokë’,+gjithashtu edhe shirave dhe rrebesheve.+
7 Ia ndal duart njeriut,që vdekatari të njohë veprat e Tij.
8 Egërsirat zënë pusie struken në strofkat e tyre.+
9 Nga dhoma e brendshme+ vjen era e shtrëngatës,dhe me erërat e veriut vjen të ftohtët.+
10 Me frymën e Perëndisë formohet akulli+dhe shtrirja e ujërave gjendet e burgosur.*+
11 Po, i ngarkon retë me lagështi,drita e tij+ shpërndan masën e reve.
12 Kur ai i drejton, ato bredhin lart e poshtë për të bërë punën e tyre,ku t’i urdhërojë+ ai të shkojnë mbi faqen e dheut.
13 Ai e përdor renë si shkop+ ndëshkimi,dhe për të njomur tokën,+ a për të treguar dashamirësi.+
14 Mbaje vesh këtë, o Job;rri në heshtje e vëru mendjen mrekullive të Perëndisë.+
15 Vallë, a e di ti se kur ua cakton Perëndia detyrat reve,+dhe kur e bën dritën e tyre të vetëtijë?
16 A e di ti se si rrinë pezull retë?+A i njeh mrekullitë e Atij që është i përsosur në njohuri?+
17 A e di ti pse rrobat e tua ngrohen,kur nga juga toka s’pipëtin?+
18 A mund t’i shpalosësh qiejt+ bashkë me Të,si një pasqyrë të fortë metali?
19 Na trego ti se çfarë t’i themi;për shkak të errësirës, ne s’themi dot asnjë fjalë.
20 Mos i thuhet atij se dua të flas unë?Mos ka thënë njeri se fjalët e mia do t’i shkojnë?+
21 Njerëzit nuk e shohin dritën në qiellin e vrenjtur,derisa kalon era dhe e pastron nga retë;atëherë drita shkëlqen.
22 Nga veriu vjen shkëlqimi i artë.Lavdia+ e Perëndisë ngjall frikë.
23 Ne nuk e zbulojmë dot krejtësisht të Plotfuqishmin.+S’ka më të fuqishëm se Ai.+Ai nuk do ta nënçmojë gjykimin e drejtë+ dhe drejtësinë+ që shfaqet me bollëk.+
24 Prandaj njerëzit le t’i frikësohen.+Ai nuk i përfill ata që e mbajnë veten* për të mençur.»+

