Jobi 6:1-30

6  Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:  2  «Ah, sikur të peshohej hidhërimi im!+Ah, sikur të vihej në peshore halli im!  3  Ai rëndon më shumë se rëra e detit,ndaj edhe thashë fjalë të rrëmbyera.+  4  Sepse shigjetat e të Plotfuqishmit më janë ngulur,+dhe shpirti im thith helmin e tyre.+Tmerret që më vijnë nga Perëndia, janë radhitur kundër meje.+  5  A qan, vallë, zebra+ kur ka bar?A pëllet, vallë, demi kur është para tagjisë?  6  A hahen pa kripë gjërat që s’kanë shije?A ka shije lëngu i trashë i mëllagës së ujit?  7  Shpirti im nuk pranon të prekë asgjë nga këto.Për mua ato janë si ushqim i neveritshëm.*  8  Ah, sikur të më plotësohej kërkesa,dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!  9  Ah, sikur Perëndia të më dërrmonte!Ah, sikur ta nxirrte dorën e të më shfaroste!+ 10  Edhe kjo do të më ngushëllonte,e do të hovja nga gëzimi+—sado që do të kisha dhembje therëse,e për mua ai nuk do të ndiente dhembshuri—sepse nuk i mbajta të fshehura fjalët+ e të Shenjtit.+ 11  Sa fuqi kam unë, që të rri e të pres?!+Ç’fund më pret, që të vazhdoj të rroj?!* 12  Mos kam fuqinë e gurëve?!Mos është mishi im prej bakri?! 13  S’ndihmoj dot as veten,e s’bëj dot asgjë për të qenë. 14  Ai që nuk i tregon dashamirësi tjetrit,+nuk ka më frikë as nga i Plotfuqishmi.+ 15  Ja pra, vëllezërit kanë qenë të pabesë me mua,+ si përrenj dimërorë,ashtu si thahen përrenjtë dimërorë. 16  Ata janë të turbullt nga akulli,e në ta tretet bora. 17  Atëherë kur duhen, ata shteren+ dhe heshtin;kur vjen vapa, zhduken nga vendi i tyre.+ 18  Shtegu nga kalojnë ndërron drejtim,futen në shkretëtirë dhe mbarojnë. 19  Karvanet e Temës+ kërkojnë t’i gjejnë,shtegtarët sabeatitë+ presin ujin e tyre. 20  Ata mbeten të turpëruar, ngaqë besonin se do t’i gjenin;shkojnë deri atje dhe mbeten të zhgënjyer.+ 21  E pra, edhe ju si ata, s’më sillni kurrfarë dobie;+i patë tmerret që më ranë, dhe u frikësuat.+ 22  Mos vallë ju thashë: ‘Më jepni diçka,ose jepuni dhurata të tjerëve nga të mirat tuaja, për të më bërë nder mua; 23  më shpëtoni nga duart e armiqve,+e më shpengoni nga duart e të pashpirtëve.’+ 24  Më mësoni e unë do të hesht.+Më ndihmoni të kuptoj ku kam gabuar.+ 25  Fjalët e të drejtëve nuk sjellin dhembje.+Po ju, ç’po ndreqni me qortimet tuaja?+ 26  Fjalët kërkoni të qortoni,thëniet e të dëshpëruarit+ që flet në erë?+ 27  Ju jeni nga ata që do të hidhnit short edhe për jetimin,+dhe do ta shitnit shokun si në pazar!+ 28  E pra, tani më kushtoni vëmendje,dhe shihni në ju gënjej+ në fytyrë. 29  Ndërroni mendim, që të mos bëhet asnjë padrejtësi;po, ndërroni mendim, pasi drejtësia ime s’ka ndryshuar.+ 30  A ka padrejtësi në gjuhën time?Vallë, nuk e dalloj dot të keqen?

Shënimet

^ Ndoshta u referohet vuajtjeve të Jobit ose këshillave të ngushëlluesve të tij.
^ Fjalë për fjalë «zgjat shpirtin».