Jobi 42:1-17
42 Atëherë Jobi iu përgjigj Jehovait:
2 «Tani e di se ti je në gjendje të bësh gjithçka,+dhe s’ka synim që ti s’e arrin.+
3 Ti the: ‘Kush je ti që e errëson atë që vendosa unë, pa pasur njohuri?’+E pra, unë fola, por pa i kuptuargjërat që janë tepër të mrekullueshme për mua e që nuk i njoh.+
4 Ti the: ‘E pra, dëgjomë dhe unë do të flas.Unë do të të pyes e ti m’u përgjigj.’+
5 Veç kisha dëgjuar për ty,por tani syri im të sheh.
6 Ndaj i tërheq ato që thashë,pendohem+ e ulem në pluhur dhe në hi.»
7 Pasi Jehovai mbaroi me Jobin, Jehovai iu drejtua Elifazit, temanitit:«M’u ndez zemërimi kundër teje dhe kundër dy shokëve të tu,+ se nuk thatë të vërtetën+ për mua, siç bëri Jobi, shërbëtori im.
8 E pra, tani merrni shtatë dema dhe shtatë desh,+ shkoni te Jobi,+ shërbëtori im, dhe paraqitni një flijim të djegur për vete. Jobi, shërbëtori im, do të lutet për ju.+ Vetëm ai mund të vijë para meje, përndryshe do t’ju ndëshkoj për marrëzinë tuaj të turpshme, ngaqë nuk thatë të vërtetën për mua, siç bëri Jobi, shërbëtori im.»+
9 Kështu temaniti Elifaz, shuahiti Bildad dhe namatiti Zofar ikën dhe bënë siç u tha Jehovai. Jehovai e pranoi lutjen e Jobit.
10 Kur Jobi u lut për tre shokët e tij,+ Jehovai ia hoqi robërinë.+ Jehovai i ktheu gjithçka që kishte pasur, madje dyfish.+
11 Tërë vëllezërit dhe motrat e tij bashkë me tërë ata që e kishin njohur më parë,+ vajtën tek ai, hëngrën tok me të në shtëpinë e tij,+ treguan keqardhje dhe e ngushëlluan për tërë të këqijat që Jehovai kishte lënë të binin mbi të. Të gjithë i dhanë nga një dhuratë në para dhe nga një rreth ari.
12 Jehovai i bekoi+ vitet e mëvonshme të jetës së Jobit më shumë se të mëparshmet,+ dhe ai pati katërmbëdhjetë mijë kokë dhen, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarica.
13 Pati edhe shtatë bij e tri bija.+
14 Të parën e quajti Jemima, të dytën Kezia dhe të tretën Keren-Hapuk.
15 Në mbarë vendin s’kishte vajza më të bukura se bijat e Jobit. I ati u dha atyre trashëgimi mes vëllezërve.+
16 Pas kësaj, Jobi jetoi edhe për njëqind e dyzet vjet+ të tjerë dhe pa bijtë dhe nipërit+ e tij për katër breza.
17 Në fund Jobi vdiq, i moshuar dhe i ngopur me ditë.+

