Jobi 3:1-26
3 Kështu Jobi hapi gojën dhe filloi të mallkonte ditën që kishte lindur.+
2 Ai nisi të thoshte:
3 «U shoftë dita që linda,+dhe ajo natë kur dikush tha: ‘Është ngjizur një djalë!’
4 Ajo ditë u bëftë errësirë!Nga lart Perëndia mos u kujdestë për të,dhe drita mos shkëlqeftë mbi të!
5 Errësira dhe terri e marrshin sërish!Një re shiu qëndroftë mbi të!Gjithçka që e nxin ditën, e tmerroftë!+
6 Atë natë e pushtoftë terri!+Mos gëzoftë mes ditëve të vitit!Mos u numëroftë mes ditëve të muajve hënorë!
7 Po, ajo natë u bëftë shterpë!Mos u dëgjoftë britmë gëzimi në të!+
8 Ata që nëmin ditën, e mallkofshin,po, ata që janë gati të zgjojnë leviathanin!*+
9 Yjet e mugëtirës së saj u errësofshin!Kur të presë dritën, drita mos daltë!Mos i paftë rrezet e agimit!
10 Sepse nuk ia mbylli barkun nënës sime,+që sytë e mi të mos shihnin halle.
11 Pse nuk vdiqa që në bark të nënës?!+Pse nuk dhashë frymë, sa dola nga barku?!
12 Pse më priti prehri i nënësdhe gjinjtë+ që të më mëndnin?
13 Se tani do të prehesha i qetë;+do të flija e do të pushoja+
14 bashkë me mbretërit dhe këshilltarët e tokës,+me ata që ngrenë për vete vende të shkreta;+
15 ose me princat që kanë ar,me ata që i mbushin shtëpitë me argjend.
16 As nuk do të isha fare, njësoj si foshnja që dështon pa e marrë vesh kush,+njësoj si fëmijët që s’e shohin dritën.+
17 Në varr, të ligjve nuk u vlon më tërbimi,+dhe ata që janë të këputur, gjejnë prehje.+
18 Të gjithë të burgosurit janë të qetëe nuk e dëgjojnë më zërin e atyre që i shtrëngojnë të punojnë.+
19 Të mëdhenj e të vegjël atje janë njësoj,+dhe skllavi s’është më skllav i zotërisë së tij.
20 Pse e lë hallemadhin të shohë dritë?!Pse i fal jetë shpirtvrerosurit?!+
21 Pse nuk u vjen vdekja atyre që e presin,+megjithëse e kërkojnë më shumë se thesaret e fshehura?
22 Ata që gëzojnë gjithë hare,ngazëllojnë, sepse një varr e kanë gjetur.
23 Pse e lë të shohë dritë një njeri, që është në një udhë pa krye,+dhe që ti, o Perëndi, i ke vënë gardh?+
24 Sepse para se të ha, psherëtij,+dhe ulërimat e mia derdhen si ujërat;+
25 sepse ajo që më tmerron, më bie mbi krye,dhe ajo që më tremb, më ndodh.+
26 Ndonëse kam plot shqetësime e telashe,dhe nuk gjej prehje, prapëseprapë të tjera halle më bien.»
Shënimet
^ Ndoshta «përbindëshin e detit».

