Jobi 27:1-23
27 Jobi vazhdoi me shprehje të tjera proverbiale:+
2 «Ashtu siç është e vërtetë që rron Perëndia,+ që e fshiu drejtësinë time,+dhe siç është e vërtetë që rron i Plotfuqishmi, që ma hidhëroi shpirtin,+
3 derisa të kem frymë brenda meje,dhe në flegrat e mia të jetë fryma e Perëndisë,+
4 nga buzët e mia nuk do të dalë asnjë padrejtësi,dhe gjuha ime nuk do të thotë asnjë mashtrim!
5 As që e çoj nëpër mend t’ju shpall të drejtë!+Nga integriteti im nuk do të heq dorë+ gjersa të vdes.
6 Mbahem fort pas drejtësisë sime dhe nuk do ta lë.+Zemra nuk do të më qortojë për asnjë nga ditët e mia.+
7 Armiku im u bëftë kryekëput i lig,+dhe ai që më kundërvihet, u bëftë keqbërës!
8 Ç’shpresë ka apostati, nëse Perëndia e shfaros,+nëse ia kërkon shpirtin?+
9 A do t’i dëgjojë Perëndia klithmat e tijkur të ketë brengë?+
10 Mos vallë do të gjejë kënaqësi të thellë tek i Plotfuqishmi?Mos do t’i thërrasë Perëndisë në çdo kohë?
11 Do t’ju mësoj me anë të dorës së Perëndisë.Mendimet e të Plotfuqishmit nuk do t’i fsheh.+
12 E pra, ju të gjithë keni parë vegime;pse tregoheni kaq të pamend?+
13 Këtë do të ketë i ligu nga Perëndia.+Ai do të marrë nga i Plotfuqishmi trashëgiminë e tiranit.
14 Edhe nëse bijtë e tij shtohen, do të shkojnë në teh të shpatës.+Pasardhësit e tij s’do të ngopen me bukë.
15 Ata që mbeten prej tij, do të shkojnë në varr nga një sëmundje vdekjeprurëse,e vejushat e tyre nuk do të derdhin lot.+
16 Edhe sikur ta grumbullojë argjendin si pluhurin,dhe të bëjë rroba me bollëk, siç është balta,
17 vërtet ai do t’i bëjë, por do t’i veshë i drejti.+Nga argjendi i tij do të marrë i pafajshmi.
18 E ndërton shtëpinë si mola,e ngre si kasollen+ që bën roja.
19 Do të shtrihet i pasur, por pasuria nuk do të grumbullohet.Do të hapë sytë e s’do të ketë më asgjë.+
20 Tmerret e papritura do ta përpijnë si ujërat.+Natën do ta rrëmbejë një erë shtrëngate.
21 Era e lindjes do ta marrë,+ e ai do të zhduket.Ajo do ta vërvitë larg vendit të tij.+
22 Do t’i sulet pa pikë dhembshurie,+dhe ai do të mundohet t’ia mbathë larg fuqisë së saj.+
23 Për të do t’i përplasin duart me tallje,+e do t’i fërshëllejnë+ që nga vendi i tij.

