Jobi 41:1-34
41 A e nxjerr dot leviathanin*+ me grep?A ia shtrëngon dot gjuhën me litar?
2 A i vë dot një litar xunkthi në hundë?+A ia shpon dot nofullën me gjemb?
3 Mos vallë do të të përgjërohet?Mos vallë do të të flasë me të butë?
4 Mos do të bëjë besëlidhje me ty,që ta marrësh si skllavin tënd përgjithmonë?
5 A do të luaje me të si me një zog?A do ta lidhje që të loznin vogëlushet e tua?
6 A do të këmbenin ortakët ndonjë gjë me të?A do ta ndanin mes tregtarëve?
7 A do t’ia mbushje lëkurën me fuzhnja,+ose kokën me heshta?
8 Vërja dorën sipër.Mbaje mend përleshjen dhe mos e bëj më.
9 Ja, shpresa për ta zënë të zhgënjen.Vetëm sa e sheh dhe njeriu plandoset përdhe.
10 Askush s’është aq kokëkrisur sa ta zgjojë.Po mua, atëherë, kush më bën dot ballë?+
11 Kush më ka dhënë ndonjë gjë i pari, që u dashka t’ia shpërblej?+Gjithçka nën qiej është imja.+
12 S’do të rri pa folur për pjesët e tij,për fuqinë dhe trupin e tij të hijshëm.
13 Kush mund t’ia zhveshë rrobën?Kush mund të hyjë brenda nofullave të tij?
14 Kush ia ka hapur vallë nofullat e mëdha?Dhëmbët e tij rreth e qark të lemerisin.
15 Fodullëku i tij janë brazdat e luspave,të mbyllura mirë si me vulë.
16 Puthiten fort njëra pas tjetrës,as ajri s’kalon nëpër to.
17 Ngjiten pas njëra-tjetrës,kapen fort e s’mund të ndahen.
18 Teshtimat e tij flakërijnë,dhe sytë e tij janë si rreze agimi.
19 Nga goja i dalin vetëtima,shkëndija zjarri lëshon.
20 Nga vrimat e hundës i del tym,si furrë ku digjet xunkth.
21 Fryma* e tij ndez thëngjijtë,nga goja i dalin flakë.
22 Forca është në qafën e tij,dhe para tij hedh valle tmerri.
23 Palat e mishit janë të ngjitura pas njëra-tjetrës.Ato janë si metal i derdhur e të palëvizshme.
24 Zemra e tij është e derdhur si metali në kallëp dhe është e fortë si guri,po, e fortë si guri i poshtëm i mullirit.
25 Kur çohet ai, të fortët tremben;+nga tmerri çoroditen.
26 Shpata s’e zë dot,as heshta, shtiza dhe maja e shigjetës.+
27 Për të, hekuri+ është si lëmishte,e bakri si dru i kalbur.
28 Shigjeta nuk e përzë,gurët e hobesë+ për të janë kashtë.
29 Çomanga për të është si kashtë,+dhe me vringëllimën e ushtës qesh.
30 Pjesët e tij të poshtme janë si copa qeramike me majë;ai rrëshqet mbi baltë si trinë shirëse.+
31 Bën që thellësitë të vlojnë si kazan;e shndërron detin në kusi ku bëhet pomadë.
32 Lë pas vetes një brazdë të shndritshme,aq sa ujërat e thella të sjellin ndër mend flokët e zbardhura.
33 Mbi dhé nuk ka si ai,që është krijuar kurrë të mos friket.
34 Sheh gjithçka që është lart.Është mbreti i tërë bishave të mëdha.»

