Jobi 38:1-41
38 Jehovai iu përgjigj Jobit nga stuhia+ me fjalët:
2 «Kush je ti që e errëson atë që vendosa unë,duke thënë fjalë pa njohuri?+
3 E pra, tani, ngjishe rrobën në ijë po të jesh burrë,dhe unë do të të pyes e ti m’u përgjigj.+
4 Ku ishe ti, kur unë i vura themelet tokës?+Thuama nëse ke kuptueshmëri.
5 Kush ia caktoi përmasat, në rast se e di?Kush e shtriu litarin për matje mbi të?
6 Ku janë ngulur këmbët e shtyllave të saj+dhe kush ia vuri gurin e qoshes,
7 kur yjet e mëngjesit+ lëshonin tok britma hareje,dhe gjithë bijtë e Perëndisë+ brohoritnin tërë ngazëllim?
8 Kush i vuri pritë me porta detit,+i cili doli vrullshëm si nga barku i nënës;
9 kur ia vesha renë si rrobë,dhe me terrin e zi e mbështolla si me pelena,
10 kur vendosa rregulla për të,dhe kur i vura shula e porta,+
11 kur i thashë: ‘Deri këtu mund të vish e jo më tutje.+Deri këtu është kufiri i dallgëve të tua krenare.’+
12 A e ke urdhëruar ndonjëherë mëngjesin+ që kur linde?Mos ia tregove ti agimit se ku e ka vendin,
13 që të zaptojë skajet e tokës,që t’i shkundë prej saj të ligjtë?+
14 Toka shndërrohet si argjila+ kur vuloset,dhe gjithçka shfaqet e stolisur si me petka të bukura.
15 Të ligjve nuk u jepet dritë+dhe krahu i ngritur thyhet.+
16 A ke vajtur ti te burimet e detit?A je endur për të gjetur fundin e thellësisë ujore?+
17 Vallë, i zbulove ti portat e vdekjes,+ose a i sheh dot portat e territ?+
18 A e ke kuptuar se sa e gjerë është toka?+Fol nëse i di të gjitha këto.
19 Cila është udha që të çon në çerdhen e dritës?+Ku e ka, pra, vendin errësira,
20 që ta çosh gjer te kufiri i sajdhe që të kuptosh udhët për në shtëpinë e saj?
21 Mos vallë linde+ që atëherë që i ditke,apo ngaqë ke jetuar shumë ditë?
22 Mos vallë ke hyrë në depot e borës?+Mos vallë i sheh depot e breshrit,+
23 që i ruaj për kohë gjëmash,për ditë lufte e beteje?+
24 E pra, nga cila udhë përhapet dritadhe shpërndahet era e lindjes+ në mbarë dheun?
25 Kush i bëri përmbytjes një kanaldhe resë gjëmuese të stuhisë një udhë,+
26 që ta hedhë shiun në vendin ku s’gjendet askush,+në shkretëtirën ku s’ka njeri,
27 për të ngopur vendet e shkretuara, të goditura nga stuhia,për të bërë të mbijë e të rritet bari?+
28 A ka, vallë, baba shiu?+Kush i solli në jetë bulat e vesës?+
29 Nga barku i kujt del akulli?Kush e sjell në jetë brymën+ e qiellit?
30 Ujërat qëndrojnë fshehur si poshtë gurëve,dhe faqja e ujërave të thella ngurtësohet.+
31 A i lidh dot ti hallkat e yjësisë Kimahdhe a i zgjidh dot litarët e yjësisë Kesil?+
32 A e nxjerr dot ti yjësinë Mazaroth në kohën e caktuar?A ia heq dot udhën ti yjësisë Ash bashkë me bijtë e saj?
33 A i njeh ti ligjet e qiejve,+dhe a i bën dot të kenë autoritet mbi tokën?
34 A e ngre dot zërin deri te retë,aq sa një vërshim ujërash të të mbulojë?+
35 A dërgon dot rrufe që të shkojnëe të thonë: ‘Ja ku jemi!’
36 Kush i dha mençuri+ shtresës së reve?Kush u dha kuptueshmëri+ dukurive të qiellit?
37 Kush mund t’i numërojë saktë retë me anë të mençurisë?Kush mund t’i përmbysë shtambat e qiellit,+
38 kur pluhuri bëhet si metal i shkrirëdhe plisat e dheut ngjiten me njëri-tjetrin?
39 A e zë dot ti gjahun për luanin?A i ngop dot luanët e rinj+ kur i grin uria,
40 kur rrinë strukur në strofkaa zënë pusi në vende të fshehta?+
41 Kush u jep ushqim korbave,+kur të vegjlit e tyre i klithin për ndihmë Perëndisë,kur vijnë vërdallë se s’kanë ç’të hanë?

