Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përzierja e feve

Përzierja e feve

A adhurojnë të njëjtin Perëndi të gjithë njerëzit fetarë?

A i pranon Jehovai fetë e shumta që mësojnë doktrina të ndryshme?

Mt 7:13, 14; Gjo 17:3; Ef 4:4-6

  • Shembuj nga Bibla:

    • Js 24:15—Josiu tregoi se para nesh kemi dy zgjedhje: t’i shërbejmë Jehovait ose jo

    • 1Mb 18:19-40—Me anë të profetit Elija, Jehovai tregoi se adhuruesit e Perëndisë së vërtetë nuk duhet të përfshihen në adhurimin e perëndive të tjera, si Baali

Ç’mendon Jehovai për perënditë e rreme dhe për mënyrën si i adhurojnë njerëzit?

Çfarë mendon Jehovai për adhurimin që duket sikur është për të, ama është i ndotur me praktika që i urren?

Is 1:13-15; 1Ko 10:20-22; 2Ko 6:14, 15, 17

  • Shembuj nga Bibla:

    • Eks 32:1-10—Jehovai u zemërua shumë kur Aroni, për shkak të presionit të izraelitëve, bëri një statujë viçi dhe e përdori për të kremtuar «një festë për Jehovain»

    • 1Mb 12:26-30—Ngaqë nuk donte që populli të shkonte në tempullin e Jerusalemit, mbreti Jeroboam bëri idhuj që tha se përfaqësonin Jehovain, duke e shtyrë kështu popullin të mëkatonte

Çfarë u tha Jehovai izraelitëve për lidhjet që duhet të kishin me ata që adhuronin perëndi të tjera?

Si reagoi Jehovai kur populli u përfshi në praktika të feve të tjera?

Gjy 10:6, 7; Ps 106:35-40; Jr 44:2, 3

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Mb 11:1-9—Mbreti Solomon, nën presionin e grave të huaja, e fyeu Jehovain duke nxitur adhurimin e perëndive të tjera

    • Ps 78:40, 41, 55-62—Asafi përshkroi se Jehovai u lëndua nga rebelimi dhe idhujtaria e Izraelit, ja pse e hodhi poshtë popullin e tij

A i mbështeti Jezui mësimet fetare që binin ndesh me Fjalën e Perëndisë?

  • Shembuj nga Bibla:

    • Mt 16:6, 12—Jezui i krahasoi mësimet e farisenjve dhe të saducenjve me majanë, ngaqë mësimet e rreme përhapen shpejt dhe i ndotin të vërtetat e pastra të Fjalës së Perëndisë

    • Mt 23:5-7, 23-33—Jezui i dënoi me forcë mësimet e rreme dhe sjelljen hipokrite të skribëve dhe të farisenjve

    • Mr 7:5-9—Jezui i demaskoi skribët dhe farisenjtë, ngaqë u jepnin më shumë rëndësi traditave njerëzore se mësimeve të Fjalës së Perëndisë

A i nxiti Jezui dishepujt të krijonin grupe të ndryshme fetare?

  • Shembuj nga Bibla:

    • Gjo 15:4, 5—Jezui përdori shembullin e një hardhie për të ilustruar unitetin që dishepujt e tij duhej të kishin me të dhe me njëri-tjetrin

    • Gjo 17:1, 6, 11, 20-23—Natën e fundit me apostujt, para ekzekutimit, Jezui u lut për unitetin e të gjithë dishepujve të tij të vërtetë

A kishin të njëjtat bindje dhe a e adhuronin Jehovain në të njëjtën mënyrë kongregacionet e të krishterëve në shekullin e parë?

Ve 16:4, 5; Ro 12:4, 5

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 11:20-23, 25, 26—Kongregacionet në Antioki dhe Jerusalem ishin në unitet me njëri-tjetrin dhe bashkëpunonin ngushtësisht

    • Ro 15:25, 26; 2Ko 8:1-7—Gjatë periudhave të vështira, kongregacione të ndryshme të shekullit të parë dhanë dhurata bujare për të ndihmuar njëri-tjetrin, duke treguar se i bashkonte dashuria

A mjafton që ndjekësit e një feje të thonë se kanë besim te Krishti që Perëndia ta pranojë atë fe?

Nëse dikush devijon nga mësimet e Krishtit dhe të apostujve, a ka vlerë adhurimi i tij?

Ve 20:29, 30; 1Ti 4:1-3

  • Shembuj nga Bibla:

    • Mt 13:24-30, 36-43—Jezui përdori një ilustrim për të treguar se, ashtu si egjra mbin në një arë, ashtu edhe shumë të krishterë të rremë do të shfaqeshin e do të futeshin tinëzisht në kongregacion

    • 1Gjo 2:18, 19—Apostulli i moshuar Gjon zbuloi se, në fund të shekullit të parë, tashmë ishin shfaqur shumë antikrishtër

Çfarë ndodh nëse në kongregacion tolerohen doktrina të rreme dhe sjellje që bien ndesh me parimet e Biblës?

Çfarë duhet të bëjnë të krishterët e vërtetë që të qëndrojnë të bashkuar?

Pse të krishterët nuk duhet të përfshihen në adhurimin e rremë?

Pse është e drejtë dhe e dobishme të demaskojmë mësimet e rreme fetare?

Pse nuk duhet të habitemi kur njerëz fetarë, që i kundërvihen adhurimit të pastër, na sulmojnë dhe na përndjekin?