Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përndjekja

Përndjekja

Pse të krishterët e vërtetë e dinë se do të përndiqen?

Pse duhet të kërkojmë ndihmën e Jehovait kur na përndjekin?

Ps 55:22; 2Ko 12:9, 10; 2Ti 4:16-18; He 13:6

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Mb 19:1-18—Kur po e përndiqnin, profeti Elija ia zbrazi zemrën Jehovait, i cili e ngushëlloi dhe e forcoi

    • Ve 7:9-15—Vëllezërit e përndoqën Jozefin, por Jehovai i qëndroi besnik, e çliroi dhe madje e përdori për të shpëtuar familjen e tij

Cilat janë disa lloje përndjekjesh?

Dhuna verbale

2Kr 36:16; Mt 5:11; Ve 19:9; 1Pj 4:4

  • Shembuj nga Bibla:

    • 2Mb 18:17-35—Rabshakehu, zëdhënësi i mbretit të Asirisë, e fyeu Jehovain dhe u tall me popullin e Jerusalemit

    • Lu 22:63-65; 23:35-37—Përndjekësit e Jezuit e fyen dhe e tallën kur ishte nën arrest, e madje edhe kur ishte në shtyllën e torturës

Kundërshtimi nga të afërmit

Arrestimet dhe nxjerrja para autoriteteve

Dhuna fizike

Sulmet nga grupe të dhunshme

Vrasjet

Si duhet të sillemi kur na përndjekin?

Mt 5:44; Ve 16:25; 1Ko 4:12, 13; 1Pj 2:23

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 7:57–8:1—Kur një turmë po vriste dishepullin Stefan, ai i kërkoi Jehovait t’i falte përndjekësit e tij, mes të cilëve ishte edhe Pavli nga Tarsi

    • Ve 16:22-34—Edhe pse e kishin rrahur dhe futur në fallaká, apostulli Pavël u tregua zemërmirë me rojën e burgut; si rezultat, roja dhe gjithë familja e tij u bënë të krishterë

Çfarë u ndodhi disa të krishterëve në shekullin e parë?

Cila është pikëpamja e duhur për përndjekjen?

Si na jep forcë shpresa për të ardhmen kur hasim përndjekje?

Pse nuk e lejojmë përndjekjen të na frikësojë, shkurajojë a të ndiejmë turp, dhe pse nuk pranojmë të heqim dorë nga shërbimi i Jehovait?

Ps 56:1-4; Ve 4:18-20; 2Ti 1:8, 12

  • Shembuj nga Bibla:

    • 2Kr 32:1-22—Kur mbreti Senakerib dërgoi një ushtri gjigante për të sulmuar Jerusalemin, mbreti besnik Hezekia u mbështet te Jehovai dhe forcoi popullin; ai u shpërblye shumë për këtë

    • He 12:1-3—Përndjekësit u përpoqën ta turpëronin Jezuin, por ai nuk e përfilli fare turpin dhe nuk u shkurajua

Ç’të mira mund të sjellë përndjekja?

Qëndrueshmëria jonë e kënaq Jehovain dhe e nderon emrin e tij

1Pj 2:19, 20; 4:12-16

  • Shembuj nga Bibla:

    • Jb 1:6-22; 2:1-10—Edhe pse nuk e dinte që pas sprovave të tij të tmerrshme ishte Satanai, Jobi nuk ia ktheu shpinën Jehovait; kjo i solli lavdi Perëndisë dhe nxori gënjeshtar Satanain

    • Dn 1:6, 7; 3:8-30—Hananiahu, Mishaeli dhe Azariahu (Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja) ishin gati të vdisnin në vend që t’i tregonin mosbindje Jehovait; si rezultat, mbreti pagan Nabukodonosor e lëvdoi publikisht Jehovain

Përndjekja mund t’i çelë rrugën dëshmisë

Lu 21:12, 13; Ve 8:1, 4

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 11:19-21—Të krishterët e shpërndarë për shkak të përndjekjes, vazhduan të përhapnin lajmin e mirë në shumë vende

    • Fi 1:12, 13—Apostulli Pavël ishte i lumtur që burgosja e tij ndikoi në përparimin e lajmit të mirë

Qëndrueshmëria jonë përballë përndjekjes mund t’i forcojë bashkëbesimtarët

Nga cilët përndiqen zakonisht shërbëtorët e Jehovait?

Jr 26:11; Mr 3:6; Gjo 11:47, 48, 53; Ve 25:1-3

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 19:24-29—Në Efes, ata që bënin idhuj menduan se mesazhi që predikonin të krishterët ishte një kërcënim për biznesin e tyre, ndaj i përndoqën

    • Ga 1:13, 14—Para se të bëhej i krishterë, Pavli (Sauli) e përndoqi kongregacionin për shkak të zellit që kishte për judaizmin

Kush qëndron pas përndjekjeve ndaj shërbëtorëve të Jehovait?