Ligji i përtërirë 32:1-52

  • Kënga e Moisiut (1-47)

    • Jehovai, Shkëmbi (4)

    • Izraeli harron Shkëmbin e tij (18)

    • «Hakmarrja më përket mua» (35)

    • «Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij» (43)

  • Moisiu do të vdesë në malin e Nebos (48-52)

32  «Mbani vesh, o qiej, dhe unë do të flas! Dëgjoji, o tokë, fjalët e gojës sime!  2  Mësimi im do të bjerë si shiu,fjalët e mia do të pikojnë si vesa,si shirat e buta përmbi bar,si shirat e bollshme mbi bimët,  3  se emrin e Jehovait do të shpall.+ Flitni për madhështinë e Perëndisë tonë!+  4  Ai është Shkëmbi, e përsosur është çdo gjë që bën,+sepse ai gjykon gjithnjë me drejtësi.+ Një Perëndi besnik+ që nuk është kurrë i padrejtë;+i drejtë dhe i ndershëm është ai.+  5  Janë ata që kanë vepruar me ligësi,+ndaj nuk janë fëmijë të tij, vetë e kanë fajin.+ Janë brez dredharak e i shtrembër!+  6  Kështu duhet t’ia shpërblesh Jehovait,+o popull i marrë e i pamend?!+ A nuk është ai Ati yt që të solli në jetë,+ai që të krijoi e të bëri një komb?!  7  Kujto kohët e lashta,mendo për brezat e shkuar;pyete babanë tënd, se ai mund të të tregojë;+pyeti të moshuarit, se ata mund të ta thonë.  8  Kur Më i Larti u dha kombeve trashëgiminë e tyre,+kur ndau bijtë e Adamit* nga njëri-tjetri,+i caktoi kufijtë e popujve+sipas numrit të bijve të Izraelit,+  9  sepse pjesa e Jehovait është populli i tij,+Jakobi është trashëgimia e tij.+ 10  Ai e gjeti në një vend të shkretë,+në një shkretëtirë të paanë ku dëgjoheshin veç uturima.+ E rrethoi që ta mbronte, u kujdes për të,+dhe si bebëzën e syrit e ruajti.+ 11  Porsi shqiponja që zgjon të vegjlit e saj,sillet rrotull mbi folenë,krahët shtrin, i merre mbi pendë i mban.+ 12  Vetëm Jehovai vazhdoi ta* printe,+e asnjë perëndi të huaj përkrah s’kishte.+ 13  Ai e vuri të kalëronte në vendet e larta të tokës,+dhe ky hëngri prodhimet e fushës.+ E ushqeu me mjaltë nga shkrepi,me vaj nga shkëmbi,* 14  me gjalpin e tufës, me qumështin e kopesë,me delet më të zgjedhura,*me deshtë e Bashanit, me cjeptë,me grurin më të mirë,*+e pinte verë nga gjaku* i rrushit. 15  Kur u majm, Jeshuruni* e shkelmoi pronarin e vet gjithë rebelim. Ti, o Jeshurun, u majme, u shëndoshe dhe u ngope.+ Kështu braktise Perëndinë që të bëri,+përbuze Shkëmbin e shpëtimit tënd. 16  Me perëndi të huaja ia ndizje zemërimin;+me gjëra të neveritshme e fyeje.+ 17  Demonëve u flijoje e jo Perëndisë,+atyre perëndive që nuk i kishe njohur,perëndive të reja që sapo ishin shfaqure që paraardhësit e tu nuk i njihnin. 18  E harrove Shkëmbin,+ atin tënd.Nuk e mbajte mend Perëndinë që të solli në jetë.+ 19  Kur e pa këtë, Jehovai e hodhi poshtë popullin,+ngaqë bijtë e bijat e fyen. 20  Atëherë tha: “Do t’i largoj sytë prej tyre,+e të shoh ç’do t’u ndodhë, sepse janë një brez i mbrapshtë,+bij aspak besnikë.+ 21  Me perëndi të pavlera kanë ndezur zemërimin tim,*+me idhujt e tyre të kotë më kanë fyer.+ Prandaj me një popull të pavlerë do t’i bëj xhelozë,+me një komb të marrë do t’i fyej,+ 22  sepse zemërimi im ka ndezur një zjarr+që do të djegë deri në skutat më të thella të Varrit,*+që do të përpijë tokën dhe prodhimet e saje do t’u vërë flakën themeleve të maleve. 23  Të zezat do t’ua shtoj,shigjetat mbi ta do t’i harxhoj. 24  Do të sfiliten nga uria,+do të përpihen nga ethe të forta e nga shkatërrimi i hidhur.+ Do të dërgoj kundër tyre kafshë grabitqare+dhe gjarpërinj* helmues që zvarriten në pluhur. 25  Jashtë, shpata do t’u përpijë fëmijët,+brenda, tmerri do t’i pushtojë+si djaloshin, edhe virgjëreshën,si foshnjën e gjirit, edhe plakun flokëzbardhur.+ 26  Do të kisha thënë: ‘Do t’i shpërndaj,e kujtimin e tyre do ta shuaj mes njerëzve’, 27  po të mos i trembesha reagimit të armikut,+se kundërshtarët mund të mos kuptonin e të thoshin:+ ‘Dora jonë doli triumfuese!+Gjithë këto gjëra nuk i bëri Jehovai.’ 28  Izraeli është një komb që i mungon gjykimi*dhe mes tyre asnjeri nuk kupton.+ 29  Ah, sikur të ishin të mençur!+ Do ta bluanin në mendje këtë gjë.+ Do ta mendonin fundin e tyre.+ 30  Si mundet një i vetëm të ndjekë këmba-këmbës 1.000 veta,dhe dy të bëjnë që 10.000 veta t’ia mbathin,+po të mos i braktisë Shkëmbi i tyre+dhe Jehovai t’i lërë në dorë të armiqve?! 31  (Se shkëmbi i tyre s’është si Shkëmbi ynë.+ Edhe armiqtë tanë e kanë kuptuar këtë.)+ 32  Ata janë si hardhia e Sodomësnga brezaret e Gomorrës.+ Rrushi i tyre është helm,bistakët e tyre janë të hidhur.+ 33  Vera e tyre është vrer gjarpërinjsh,helm vdekjeprurës kobre. 34  A nuk janë ruajtur tërë veprat e tyre pranë meje,të vulosura në depon time?+ 35  Hakmarrja më përket mua, edhe shpagimi.+ Në kohën e caktuar do t’u merren këmbët,+se ditën e shkatërrimit e kanë pranëdhe ajo që i pret, do të vijë sa hap e mbyll sytë.” 36  Po, Jehovai do ta gjykojë popullin e tij+dhe do t’i vijë keq për shërbëtorët e tij+kur të shohë që fuqitë u kanë shteruardhe që kanë mbetur veçse të pambrojturit e të dobëtit. 37  Atëherë ai do të thotë: “Ku janë perënditë e tyre,+shkëmbi ku kërkuan strehë, 38  që hanin dhjamin e flijimeve*dhe pinin verën e blatimeve të tyre në pije?+ Le të ngrihen e t’ju ndihmojnë;le të bëhen streha juaj. 39  Shihni, pra, se unë, po, unë jam Perëndia*+e veç meje s’ka tjetër.+ Unë vras e unë ngjall,+unë plagos+ e unë shëroj,+dorës sime s’ka njeri që t’i shpëtojë.+ 40  Unë ngre dorën drejt qiellit dhe betohem: ‘Siç është e vërtetë që rroj në jetë të jetëve’,+ 41  po e mpreha shpatën time vezulluesedhe po e ngrita dorën për të gjykuar,+do të hakmerrem ndaj kundërshtarëve të mi+e do t’i shpaguaj ata që më urrejnë. 42  Me gjak do t’i deh shigjetat e mia,me gjakun e të vrarëve dhe të robërve. Me mish do të ngopet shpata ime,me kokat e prijësve të armikut.” 43  Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij,+se ai do të marrë hak për gjakun e shërbëtorëve të vet,+do të hakmerret ndaj kundërshtarëve të tij,+dhe do të bëjë shlyerjen për* vendin e popullit të tij.» 44  Kështu, ndërsa populli e dëgjonte, Moisiu bashkë me Hoshenë,*+ birin e Nunit, tha të gjitha fjalët e kësaj kënge.+ 45  Pasi tha tërë këto fjalë para gjithë Izraelit, 46  Moisiu vazhdoi: «Rrënjosini në zemër të gjitha fjalët që po ju them si paralajmërim sot,+ që t’i urdhëroni bijtë tuaj të zbatojnë me kujdes të gjitha fjalët e këtij Ligji.+ 47  Pasi për ju nuk janë fjalë boshe, por janë vetë jeta juaj,+ dhe falë tyre mund të jetoni gjatë në vendin që do të shtini në dorë pasi të kaloni Jordanin.» 48  Po atë ditë, Jehovai i tha Moisiut: 49  «Ngjitu në malin e Abarimit,+ në malin e Nebos,+ që gjendet në vendin e Moabit, përballë Jerikosë, e shih vendin e Kananit, që po u jap si pronë izraelitëve.+ 50  Pastaj do të vdesësh në malin ku do të ngjitesh pas pak dhe do të bashkohesh me popullin tënd,* ashtu si vdiq në malin e Horit yt vëlla, Aroni,+ dhe u bashkua me popullin e tij, 51  sepse ju të dy nuk u treguat besnikë ndaj meje në mes të izraelitëve pranë ujërave të Meribës+ në Kadesh, në shkretëtirën e Zinit, ngaqë nuk më shenjtëruat para syve të izraelitëve.+ 52  Do ta shohësh vendin nga larg, por nuk do të hysh në vendin që po i jap popullit të Izraelit.»+

Shënimet

^ Një mundësi tjetër «racën njerëzore».
^ Domethënë, Jakobin.
^ Ose «shkëmbi prej stralli».
^ Fjalë për fjalë «me dhjamin e deshve».
^ Fjalë për fjalë «me dhjamin e veshkave të grurit».
^ Ose «lëngu».
^ Do të thotë «i drejtë», një titull nderi për Izraelin.
^ Ose «më kanë bërë xheloz».
^ Ose «të Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «zvarranikë».
^ Një mundësi tjetër «e bën veshin shurdh ndaj këshillave».
^ Ose «që hanin flijimet më të mira».
^ Fjalë për fjalë «ai».
^ Ose «do të pastrojë».
^ Emri i mëparshëm i Josiut. Hoshea është një formë e shkurtuar e emrit Hoshajah, që do të thotë «i shpëtuar nga Jah; Jah ka shpëtuar».
^ Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.