Letra e parë drejtuar korintasve 8:1-13

  • Ushqimi i ofruar idhujve (1-13)

    • Për ne ka një Perëndi të vetëm (5, 6)

8  Tani, lidhur me ushqimet e paraqitura idhujve:+ të gjithë kemi njohuri për këtë çështje.+ Por njohuria krekos, kurse dashuria forcon.*+ 2  Prandaj, nëse dikush mendon se e njeh mirë një çështje, faktikisht nuk e njeh akoma siç duhet. 3  Por nëse dikush e do Perëndinë, Perëndia e njeh* si të vetin. 4  Për sa i përket ngrënies së ushqimeve të paraqitura idhujve, ne e dimë se një idhull s’është asgjë+ dhe se nuk ka asnjë Perëndi veç njërit.+ 5  Ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi, qoftë në qiell a në tokë,+ sikurse thonë njerëzit se ka shumë «perëndi» dhe «zotërinj», 6  për ne faktikisht ka një Perëndi të vetëm,+ Ati,+ nga i cili burojnë të gjitha gjërat dhe për të cilin ekzistojmë;+ dhe ka një Zotëri të vetëm, Jezu Krishti, nëpërmjet të cilit erdhën në jetë të gjitha gjërat+ dhe nëpërmjet të cilit ekzistojmë. 7  Sidoqoftë, jo çdo njeri ka njohuri për këtë çështje;+ disave, kur hanë ushqimet e flijuara idhujve,+ u duket sikur po i adhurojnë, siç e kishin zakon më parë, dhe ndërgjegjja e tyre, ngaqë është e dobët, i vret.*+ 8  Mirëpo ushqimi nuk do të na afrojë më shumë me Perëndinë;+ nëse nuk hamë, nuk humbim gjë, edhe nëse hamë, nuk fitojmë gjë.+ 9  Gjithsesi hapi sytë se mos e drejta jote për të zgjedhur, bëhet pengesë* për ata që janë të dobët në besim.+ 10  E nëse njëri prej tyre të sheh ty, që ke njohuri për këtë çështje, tek ha në tempullin e një idhulli, a nuk do ta shtyjë ndërgjegjja deri në atë pikë sa të hajë ushqime të paraqitura idhujve? 11  Kështu, nga njohuria jote po shkatërrohet besimi i vëllait tënd, që nuk është aq i fortë sa ti e për hir të të cilit Krishti vdiq.+ 12  Ndaj, kur mëkatoni kështu kundër vëllezërve tuaj dhe plagosni ndërgjegjen e tyre të dobët,+ ju po mëkatoni kundër Krishtit. 13  Për këtë arsye, nëse ushqimi bëhet pengesë për vëllanë tim, nuk do të ha më kurrë mish, që të mos bëhem pengesë për vëllanë tim.+

Shënimet

^ Ose «inkurajon; ndërton».
^ Ose «e pranon».
^ Fjalë për fjalë «ndotet».
^ Ose «gur pengese».