Proverbat 4:1-27

4  Dëgjojeni, o bij, disiplinën e një ati+ dhe kushtojini vëmendje, që të fitoni kuptueshmëri.+  Sepse kam për t’ju dhënë mësime të mira.+ Mos e lini ligjin tim.+  Sepse isha një bir i vërtetë për tim atë;+ i brishtë dhe i dashur* për nënën time.+  Ai më mësonte+ e më thoshte: «Zemra+ jote t’i mbajë fort fjalët e mia.+ Ruaji urdhërimet e mia dhe vazhdo të jetosh.+  Fito mençuri,+ fito kuptueshmëri.+ Mos i harro dhe mos u largo prej thënieve të gojës sime.+  Mos e lër mençurinë, dhe ajo do të të ruajë. Duaje, dhe ajo do të të mbrojë.  Mençuria është gjëja parësore.+ Fito mençuri dhe me gjithçka që fiton, fito kuptueshmëri.+  Vlerësoje shumë, dhe ajo do të të lartësojë.+ Do të të japë lavdi, sepse e ke përqafuar.+  Një kurorë nuri+ do t’i japë kokës sate; do të të falë një kurorë bukurie.»+ 10  Dëgjo, biri im, dhe pranoji fjalët e mia.+ Atëherë të shumta do të bëhen vitet e jetës sate.+ 11  Do të të mësoj edhe në udhën e mençurisë;+ do të bëj që të shkelësh në shtigjet e drejtësisë.+ 12  Kur të ecësh, hapi yt nuk do të kufizohet,+ dhe nëse vrapon, nuk do të pengohesh.+ 13  Rroke disiplinën,+ mos e lër të ikë.+ Ruaje, sepse ajo është jeta jote.+ 14  Mos hyr në shtegun e të ligjve+ dhe mos shko drejt e në udhën e të këqijve.+ 15  Shmange atë,+ mos kalo andej;+ largohu prej saj dhe kalo.+ 16  Sepse ata nuk flenë po të mos bëjnë të keqen+ dhe gjumi u tretet po të mos pengojnë dikë.+ 17  Sepse ushqehen me bukën e ligësisë+ dhe pinë verën e veprave të dhunshme.+ 18  Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që ndriçon gjithnjë e më shumë, derisa bëhet ditë e plotë.+ 19  Udha e të ligjve është si terri;+ ata s’e marrin vesh se ku pengohen.+ 20  Biri im, kushtoju vëmendje+ fjalëve të mia. Ktheje veshin+ nga thëniet e mia. 21  Mos u largofshin nga sytë e tu!+ Mbaji në mes të zemrës sate.+ 22  Sepse ato janë jetë për ata që i gjejnë+ dhe shëndet për gjithë trupin e tyre.+ 23  Më shumë se gjithçka tjetër që duhet ruajtur, ruaj zemrën,+ sepse prej saj dalin burimet e jetës.+ 24  Largoje nga vetja të folurin dredharak+ dhe vëri larg teje+ buzët hileqare. 25  Sytë e tu duhet të shikojnë drejt përpara.+ Po, sytë e tu duhet të ngulen drejt përpara teje.+ 26  Sheshoje rrugën ku ecin këmbët e tua,+ dhe gjithë udhët e tua le të bëhen të patundura.+ 27  Mos ano as nga e djathta, as nga e majta.+ Hiqe këmbën nga e keqja.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «i vetmi».