Proverbat 2:1-22
2 Biri im, nëse i pranon fjalët e mia+ dhe nëse i ruan si thesar brenda teje urdhërimet e mia,+
2 që me veshin tënd t’i kushtosh vëmendje mençurisë,+ për ta prirur zemrën drejt aftësisë dalluese;+
3 nëse i thërret kuptueshmërisë+ dhe nëse e ngre zërin për aftësi dalluese,+
4 nëse vazhdon t’i kërkosh si argjendin+ dhe nëse vazhdon të rrëmosh për to si për thesare të fshehura,+
5 atëherë do të kuptosh frikën+ nga Jehovai dhe do të gjesh njohurinë e Perëndisë.+
6 Sepse Jehovai jep mençuri+ dhe prej gojës së tij burojnë njohuria dhe aftësia dalluese.+
7 Për të drejtët, ai do të ruajë si thesar mençurinë;*+ për ata që ecin me integritet, ai është mburojë.+
8 Ai do t’i këqyrë shtigjet e gjykimit+ dhe do të ruajë udhën e besnikëve të tij.+
9 Atëherë do të kuptosh drejtësinë, gjykimin dhe ndershmërinë, gjithë udhën e asaj që është e mirë.+
10 Kur mençuria të hyjë në zemrën+ tënde dhe njohuria të bëhet e këndshme për shpirtin tënd,+
11 aftësia për të menduar do të të ruajë,+ aftësia dalluese do të të mbrojë,+
12 për të të çliruar nga udha e keqe,+ nga njeriu që thotë mbrapshti,+
13 nga ata që e lënë shtegun e drejtësisë për të ecur udhëve të errësirës,+
14 nga ata që gëzojnë kur bëjnë keq,+ që janë të gëzuar prej mbrapshtisë të së keqes;+
15 nga ata që kanë shtigje dredharake dhe që janë hileqarë në udhën e tyre;+
16 për të të çliruar nga gruaja imorale,* nga e përdala+ që flet me fjalë të sheqerosura,+
17 që e lë mikun e saj të besuar të rinisë+ dhe që e ka harruar besëlidhjen e Perëndisë së saj.+
18 Sepse poshtë në vdekje fundoset shtëpia e saj dhe poshtë, tek ata që vdekja i ka bërë të pafuqishëm, fundosen shtigjet e saj.+
19 Asnjë prej atyre që kanë marrëdhënie me të, s’ka për t’u kthyer, as kanë për t’i arritur përsëri shtigjet e atyre që jetojnë.+
20 Qëllimi është që ti të ecësh në udhën e njerëzve të mirë+ dhe të mbash shtigjet e të drejtëve.+
21 Sepse vetëm të drejtët do të banojnë në tokë+ dhe të paqortueshmit do të mbeten në të.+
22 Kurse të ligjtë do të shfarosen nga toka+ dhe të pabesët do të shkulen prej saj.+

