Proverbat 7:1-27
7 Biri im, mbaji fjalët e mia+ dhe ruaji si thesar urdhërimet e mia.+
2 Mbaji urdhërimet e mia dhe vazhdo të jetosh,+ ruaje ligjin tim porsi bebëzën+ e syve të tu.
3 Lidhi në gishtërinj+ dhe shkruaji në pllakën e zemrës.+
4 Thuaji mençurisë:+ «Ti je motra ime.» Quaje kuptueshmërinë: «E afërmja ime»,
5 që të të ruajnë nga gruaja imorale,*+ nga e përdala, që i ka sheqerosur fjalët e saj.+
6 Nga shtëpia ime pashë poshtë, përmes kafazit+ të dritares,
7 që të ndalesha e të shikoja të papërvojët.+ Më interesonte të dalloja mes bijve një djalë të ri, zemra e të cilit ishte pa gjykim të mirë,*+
8 i cili kalonte rrugës pranë qoshes së saj dhe i kishte drejtuar hapat për nga shtëpia e saj,+
9 në mugëtirë, në të ngrysur,+ ndërsa afrohej nata dhe terri.
10 Kur ja, i doli përpara një grua me veshjen e një prostitute+ dhe me zemër dinake.
11 Ajo është shamatare dhe kokëfortë;+ s’i rrinë dot këmbët në shtëpinë e vet.+
12 Herë gjendet jashtë, herë në sheshe+ dhe ngre pritë+ pranë çdo qosheje.
13 Ajo e mbërthen, i jep një puthje+ dhe me një pamje të pacipë nis t’i thotë:
14 «Kisha për detyrë të bëja flijime+ në bashkësi. Sot i kam plotësuar zotimet+ e mia.
15 Ja pse kam dalë për të të takuar, për të të kërkuar, që të të gjeja.
16 Me kuverta e kam zbukuruar divanin, me gjëra shumëngjyrëshe, të linjta prej Egjipti.+
17 Shtratin e kam spërkatur me mirrë, aloe dhe kanellë.+
18 Eja, le të ngopemi me dashuri deri në mëngjes; le ta gëzojmë njëri-tjetrin me shprehje dashurie.+
19 Sepse burrin s’e kam në shtëpi; ai është nisur për një udhë të largët.+
20 Mori në dorë një torbë me para dhe do të kthehet në shtëpi kur të jetë hënë e plotë.»
21 E mashtroi me tërë forcën e saj bindëse.+ E josh me lajkat e buzëve të saj.+
22 Befas ai shkon pas saj,+ si një dem që shkon të theret dhe si të ishte në vargonj për t’u disiplinuar si një i marrë,
23 derisa një shigjetë t’i çajë mëlçinë,+ si një zog që nxiton drejt lakut+ dhe nuk e di se është në lojë vetë shpirti+ i tij.
24 Tani, o bij, më dëgjoni dhe kushtojuni vëmendje fjalëve të gojës sime.+
25 Zemra jote mos u ktheftë në udhët e saj! Mos u end drejt rrugëve të saj.+
26 Sepse shumë janë ata që ajo i bëri të bien të vdekur+ dhe të shumtë janë të vrarët prej saj.+
27 Shtëpia e saj është si udhët që të çojnë në Sheol;+ ato zbresin në dhomat e vdekjes.+

