Proverbat 3:1-35
3 Biri im, mos e harro ligjin tim+ dhe zemra jote le t’i ruajë urdhërimet e mia,+
2 sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete+ dhe paqe.+
3 Mos të lënçin dashamirësia dhe vërtetësia.+ Lidhi rreth qafës.+ Shkruaji në pllakën e zemrës,+
4 dhe gjej kështu hir e shfaq gjykim të thellë në sytë e Perëndisë dhe të njeriut.+
5 Beso te Jehovai me gjithë zemër+ dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde.+
6 Kushtoji vëmendje në të gjitha udhët e tua,+ dhe ai vetë do t’i drejtojë shtigjet e tua.+
7 Të mos të duket vetja i mençur.+ Ki frikë Jehovain dhe largohu nga e keqja.+
8 U bëftë shërim+ për kërthizën tënde dhe freskim për kockat e tua!+
9 Nderoje Jehovain me gjërat e tua me vlerë+ dhe me frytet e para të të gjithë prodhimit tënd.+
10 Atëherë depot e tua do të mbushen plot e përplot+ dhe në lugjet e shtypëseve të rrushit do të gufojë vera e re.+
11 Disiplinën e Jehovait mos e hidh poshtë,+ o biri im, dhe mos e urre qortimin e tij,+
12 sepse Jehovai qorton atë që do,+ sikurse bën një atë me birin që i pëlqen.+
13 Lum njeriu që ka gjetur mençuri+ dhe ai që fiton aftësi dalluese,+
14 sepse të fitosh mençuri është më mirë se të fitosh argjend dhe fryti i saj është më i mirë se ari.+
15 Ajo është më e çmuar se koralet,+ dhe gjithë kënaqësitë e tua të tjera s’mund të barazohen me të.
16 Në të djathtën e saj ka ditë të gjata;+ pasuri dhe lavdi në të majtën e saj.+
17 Udhët e saj janë hijeshi, dhe tërë rrugët e saj janë paqe.+
18 Ajo është një pemë jete+ për ata që e rrokin dhe të lumtur kanë për t’u quajtur+ ata që e mbajnë fort.+
19 Jehovai e themeloi tokën me mençuri.+ Me aftësi dalluese ai i nguliti fort qiejt.+
20 Me anë të njohurisë së tij, thellësitë me ujë u ndanë+ dhe qiejt me re pikojnë shiun e lehtë.+
21 Biri im, këto mos u largofshin nga sytë e tu!+ Ruaje mençurinë* dhe aftësinë për të menduar;+
22 ato do të jenë jetë për shpirtin tënd+ dhe nur për qafën tënde.+
23 Atëherë do të ecësh udhës sate i sigurt,+ madje këmba jote nuk do të takojë në asgjë.+
24 Kurdo që të shtrihesh, s’do të tmerrohesh,+ por ke për t’u shtrirë dhe gjumi yt ka për të qenë i ëmbël.+
25 S’ke për të pasur frikë nga asgjë e tmerrshme+ dhe e beftë, as nga shtrëngata që po vjen+ mbi të ligjtë.
26 Sepse Jehovai do të jetë siguria jote+ dhe ai ka për ta ruajtur këmbën tënde që të mos kapet në ndonjë lak.+
27 Mos ua mbaj të mirën atyre që u takon,+ kur e ke në dorë ta bësh.+
28 Mos i thuaj tjetrit: «Shko, pastaj kthehu dhe nesër do të të jap», kur ke diçka me vete.+
29 Mos sajo asgjë të keqe+ kundër të afërmit tënd, kur ai banon i sigurt me ty.+
30 Mos u grind me njeri, kur nuk ke shkak,+ nëse ai s’të ka bërë asnjë të keqe.+
31 Mos e ki zili njeriun e dhunshëm+ dhe mos zgjidh asnjë nga udhët e tij.+
32 Sepse njeriu hileqar+ është i pështirë për Jehovain,+ ndërsa të drejtët gëzojnë miqësi të ngushtë me Të.+
33 Mallkimi i Jehovait është në shtëpinë e të ligut,+ por ai e bekon+ banesën e të drejtëve.
34 Tallësit+ ai do t’i përqeshë,+ por zemërbutëve do t’u japë hir.+
35 Të mençurit do të marrin nderim,+ por budallenjtë lartësojnë çnderimin.+
Shënimet
^ Ose «mençurinë praktike».

