Proverbat 14:1-35
14 Gruaja që është vërtet e mençur, e ndërton shtëpinë e saj,+ kurse e marra e shemb me duart e veta.+
2 Kush ecën me drejtësi i frikësohet Jehovait,+ por kush është dredharak në udhët e tij, e përbuz Atë.+
3 Fjalët që dalin nga goja e të marrit, janë shkopi i fodullëkut,+ por të mençurit do të gjejnë mbrojtje nga vetë buzët e tyre.+
4 Aty ku s’ka gjedhë, grazhdi është i pastër, por të korrat janë të bollshme për shkak të fuqisë së demit.
5 Dëshmitar i besueshëm është ai që nuk gënjen,+ kurse dëshmitari i rremë lëshon veç gënjeshtra.+
6 Tallësi kërkon të gjejë mençuri, por s’e gjen, kurse për atë që ka kuptueshmëri, njohuria është gjë e lehtë.+
7 Largohu nga njeriu budalla,+ se përndryshe s’ke për t’i vënë re buzët e njohurisë.+
8 Mençuria e njeriut mendjehollë është të kuptojë udhën e tij,+ por marrëzia e budallenjve është mashtrim.+
9 Të marrë janë ata që qeshin me fajin,+ por ndër të drejtët ka mirëkuptim.+
10 Zemra është e vetëdijshme për hidhësinë në shpirtin+ e një njeriu, dhe në gëzimin e saj nuk merr pjesë asnjë i huaj.
11 Shtëpia e të ligjve do të shfaroset,+ por tenda e të drejtëve do të lulëzojë.+
12 Ka një udhë që njeriut i duket e drejtë,+ por vdekja është fundi i saj.+
13 Edhe në të qeshura zemra mund të ketë dhembje,+ dhe gëzimi përfundon në hidhërim.+
14 Kush ka një zemër pa besim, do të ngopet me frytet e udhëve të veta,+ por njeriu i mirë, me frytet e veprimeve të tij.+
15 Kush është pa përvojë, i beson çdo fjale,+ por kush është mendjehollë, i shqyrton hapat e tij.+
16 I mençuri frikësohet dhe largohet nga e keqja,+ por budallai tërbohet dhe i beson vetes.+
17 Kush zemërohet shpejt, kryen marrëzi,+ dhe njeriu që ka aftësi për të menduar, urrehet.+
18 Të papërvojët do të shtien në dorë marrëzinë,+ por njerëzit mendjehollë do ta mbajnë njohurinë si mbulesë për kokën.+
19 Njerëzit e këqij kanë për t’u përkulur para të mirëve,+ dhe të ligjtë në portat e të drejtit.
20 Të vobektin e urren edhe i afërmi i tij,+ por të shumtë janë miqtë e të pasurit.+
21 Kush e përbuz të afërmin e vet, mëkaton,+ por i lumtur është ai që u jep hir të munduarve.+
22 A s’do të shkojnë sa andej-këtej ata që thurin të keqen?+ Por dashamirësi dhe vërtetësi ka për ata që thurin të mirën.+
23 Nga çdo lloj mundi ka përfitim,+ ndërsa llomotia e buzëve sjell veç skamje.
24 Kurora e të mençurve është pasuria e tyre; marrëzia e budallenjve mbetet marrëzi.+
25 Dëshmitari i vërtetë çliron shpirtra,+ ndërsa dëshmitari mashtrues lëshon veç gënjeshtra.+
26 Kush ka frikë nga Jehovai, ka një siguri të madhe,+ dhe bijtë e tij do të kenë një vendstrehim.+
27 Frika nga Jehovai është burim jete,+ që të largon nga kurthet e vdekjes.+
28 Në numrin e madh të njerëzve qëndron stolisja e mbretit,+ por në mungesën e popullsisë qëndron rrënimi i princit.+
29 Kush nuk zemërohet shpejt, është plot aftësi dalluese,+ por kush është i paduruar, lartëson marrëzinë.+
30 Zemra e qetë është jetë për trupin,+ kurse xhelozia është kalbësirë për kockat.+
31 Kush ia ha hakun të përvuajturit, poshtëron Bërësin e tij,+ por kush i jep hir të varfrit, i jep Atij lavdi.+
32 I ligu do të rrokulliset teposhtë+ nga e keqja e vet, kurse i drejti do të gjejë strehë në integritetin+ e tij.
33 Në zemrën e atij që ka kuptueshmëri prehet mençuria,+ dhe mes budallenjve ajo bëhet e njohur.
34 Drejtësia e lartëson një komb,+ kurse mëkati është gjë e turpshme për kombet.+
35 Mbreti kënaqet me atë shërbëtor që vepron me gjykim të thellë,+ por furia e tij bie mbi atë që vepron në mënyrë të turpshme.+

