Proverbat 16:1-33
16 Njeriut i takon të vërë në radhë mendimet e zemrës,+ por përgjigjja e gjuhës vjen nga Jehovai.+
2 Të gjitha udhët e tij i duken të kulluara njeriut,+ por Jehovai vlerëson frymën.+
3 Lërja në dorë Jehovait punët e tua,+ dhe planet e tua do të jenë të sigurta.+
4 Çdo gjë Jehovai e ka bërë për qëllimin e tij,+ po, madje edhe të ligun për ditën e keqe.+
5 Njerëzit me zemër krenare janë të pështirë për Jehovain.+ Edhe nëse lidhin besën, duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, prapë s’do të lihen pa u ndëshkuar.+
6 Faji shlyhet me dashamirësi e vërtetësi,+ dhe duke iu frikësuar Jehovait, njeriu largohet nga e keqja.+
7 Kur Jehovai gjen ëndje në udhët e një njeriu,+ bën që edhe armiqtë e këtij të jenë në paqe me të.+
8 Më mirë pak dhe me drejtësi,+ se një bollëk prodhimesh pa drejtësi.+
9 Me zemër njeriu gjykon se çfarë udhe do të marrë,+ por Jehovai ia drejton hapat.+
10 Mbi buzët e mbretit duhet të jetë vendimi i frymëzuar;+ në gjykim goja e tij s’duhet të dalë e pabesë.+
11 Kandari dhe peshorja e saktë i përkasin Jehovait;+ vepër e tij janë gjithë gurët e peshës të torbës.+
12 Është e pështirë për mbretërit të bëjnë ligësi,+ sepse me drejtësi froni bëhet i patundur.+
13 Buzët e drejtësisë janë kënaqësi për një mbret të madhërishëm;+ ai e do atë që thotë gjëra të drejta.+
14 Tërbimi i mbretit është lajmëtar i vdekjes,+ por njeriu i mençur e shmang atë.+
15 Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë,+ dhe pëlqimi i tij është si reja e shiut pranveror.+
16 Oh, sa më mirë është të fitosh mençuri se ar!+ Është më mirë të zgjedhësh kuptueshmëri se argjend.+
17 Rruga e të drejtëve është të largohen nga e keqja.+ Kush e mbron udhën e tij, ruan shpirtin e vet.+
18 Krenaria vjen para rrëzimit+ dhe fryma e fodullëkut para pengimit.+
19 Më mirë të kesh frymë të përulur bashkë me zemërbutët,+ se të ndash plaçkën me ata që lartësojnë veten.+
20 Kush tregon gjykim të thellë në një çështje, do të gjejë mirë,+ dhe i lumtur është kush ka besim te Jehovai.+
21 Kush ka një zemër të mençur, do të quhet njeri me kuptueshmëri,+ dhe njeriu gojëmbël ka më shumë forcë bindëse.+
22 Gjykimi i thellë është burim jete+ për ata që e zotërojnë, dhe disiplina e të marrëve është marrëzi.+
23 Zemra e njeriut të mençur e bën gojën e tij të tregojë gjykim të thellë+ dhe u shton forcë bindëse buzëve të tij.+
24 Fjalët e këndshme janë hoje mjalti,+ të ëmbla për shpirtin dhe shërim për kockat.+
25 Ka një udhë që njeriut i duket e drejtë,+ por vdekja është fundi i saj.+
26 Shpirti i punëtorit të palodhur është munduar për të,+ sepse goja e tij e ka shtyrë fort.+
27 Njeriu i pavlerë nxjerr atë që është e keqe,+ dhe në buzët e tij ka një zjarr që zhurit.+
28 Njeriu i intrigave ngjall grindje,+ dhe shpifësi ndan shokët e ngushtë.+
29 Njeriu i dhunshëm do ta joshë të afërmin+ e tij dhe ka për ta bërë të shkojë në një udhë që s’është e mirë.+
30 Ai shkel syrin për të thurur intriga.+ Duke shtrënguar buzët e çon deri në fund të keqen.
31 Flokët e bardhë janë një kurorë bukurie+ kur gjenden në udhën e drejtësisë.+
32 Kush nuk zemërohet shpejt, është më mirë se një burrë i fuqishëm,+ dhe kush e kontrollon frymën e tij, është më mirë se ai që merr një qytet.+
33 Shorti hidhet+ në prehër, por çdo vendim me anë të tij është nga Jehovai.+

