Proverbat 19:1-29
19 Është më mirë një i vobektë që ecën me integritet,+ se ai që ka buzë dredharake dhe se ai që është budalla.+
2 Po ashtu, nuk është mirë që shpirti të jetë pa njohuri,+ dhe kush nxiton me këmbët e tij, mëkaton.+
3 Marrëzia e njeriut e shtrembëron udhën e tij,+ dhe kështu zemra e tij tërbohet kundër vetë Jehovait.+
4 Pasuria shton shumë shokë,+ por kush është i varfër, ndahet edhe nga shoku i tij.+
5 Dëshmitari i rremë nuk do të lihet pa u ndëshkuar,+ dhe ai që përhap gënjeshtra, s’do të shpëtojë.+
6 Shumë janë ata që e kërkojnë pëlqimin* e fisnikut+ dhe të gjithë bëhen shokë të njeriut që bën dhurata.+
7 Të vobektin e urrejnë të gjithë vëllezërit e tij.+ Aq më tepër i rrinë larg miqtë!+ Ai u shkon pas me fjalë, por askush s’e dëgjon.+
8 Kush fiton një zemër me kuptueshmëri,+ e do shpirtin e vet. Kush e ruan aftësinë dalluese, ka për të gjetur mirë.+
9 Dëshmitari i rremë nuk do të lihet pa u ndëshkuar,+ dhe ai që përhap gënjeshtra, do të marrë fund.+
10 Luksi nuk i shkon për shtat budallait.+ Aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat!+
11 Gjykimi i thellë me siguri ia ngadalëson zemërimin njeriut,+ dhe është gjë e bukur nga ana e tij të kapërcejë shkeljen.+
12 Tërbimi i mbretit është si gjëmimi i një luani të ri me krifë,+ por pëlqimi i tij është si vesa mbi bimësinë.+
13 Një djalë budalla është rrënimi i të atit,+ dhe grindjet e gruas janë si një çati që pikon, e cila të bën të ikësh.+
14 Shtëpia dhe pasuria janë trashëgimi nga etërit,+ por një grua e matur vjen prej Jehovait.+
15 Përtacia të bën të biesh në gjumë të thellë,+ dhe shpirtin e ngathët e merr uria.+
16 Kush i mban urdhërimet, ruan shpirtin e vet;+ kush i përbuz udhët e tij, do të vritet.+
17 Kush i jep hir të varfrit, i jep hua Jehovait,+ dhe Ai do t’ia shpërblejë.+
18 Ndëshkoje birin tënd sa ka shpresë+ dhe mos dëshiro vdekjen e tij.+
19 Kush ka tërbim të madh duhet të paguajë gjobën,+ sepse po ta çlirosh, do të vazhdosh ta bësh këtë herë pas here.+
20 Dëgjo këshillën dhe prano disiplinën,+ që të bëhesh i mençur në të ardhmen.+
21 Të shumta janë planet në zemrën e njeriut,+ por vetëm vullneti i Jehovait do të qëndrojë.+
22 Gjë e dëshirueshme është te njeriu dashamirësia e tij,+ dhe i vobekti është më i mirë se njeriu që gënjen.+
23 Frika nga Jehovai shpie në jetë,+ dhe njeriu do ta kalojë natën i kënaqur;+ e keqja nuk do ta vizitojë.+
24 Përtaci e fut dorën në tasin e gostisë,+ por s’mund ta çojë deri në gojë.+
25 Duhet të rrahësh tallësin,+ që njeriu i papërvojë të bëhet mendjehollë,+ dhe duhet ta qortosh atë që ka kuptueshmëri, që të dallojë njohurinë.+
26 Kush keqtrajton babanë dhe dëbon nënën,+ është një bir që vepron në mënyrë të turpshme dhe çnderuese.+
27 Biri im, po të mos e dëgjosh më disiplinën, do të dalësh nga udha e fjalëve që kanë njohuri.+
28 Dëshmitari i pavlerë e përqesh drejtësinë,+ dhe goja e njeriut të lig e gëlltit të keqen.+
29 Gjykimet janë bërë gati për tallësit+ dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «zbutin fytyrën e fisnikut».

